Tifozët dhe koleksionistët të botës së futbollit janë me fat dhe tashmë po presin me padurim ankandin e një objekti historik, i cili ndryshoi përgjithmonë historinë e Barcelonës dhe karrierën e futbollistit të saj më unik, Lionel Mesi.
Peceta e famshme mbi të cilën Mesi, në moshën 13-vjeçare, nënshkroi kontratën e tij të parë me klubin e Barcelonës më 14 dhjetor 2000, siç zbulohet nga “La Vanguardia”, do të dalë në ankand në Bonhams, një shtëpi ankandesh prestigjioze britanike nga data 18-27 në mars.
Çmimi i parashikuar i shitjes pritet të jetë midis 300,000 dhe 500,000 stërlina, një shifër që mund të shkojë deri në gati 600,000 euro.
Sa i përket “relikes” mësohet se është ruajtur me fanatizëm në një kasafortë nga Horacio Gaxhioli, përfaqësues i Mesit në kohën kur ai u bë pjesë e akademisë balugrana.
Peceta ikonike mban nënshkrimet jo vetëm të “Mesias”, por edhe të Karles Reksah, sekretarit teknik të Barcelonës dhe Josep Maria Minguella, skauti që dalloi për herë të parë telentin argjentinas.