Vetëm nëntë fitore në 21 ndeshje: Aventura e Mancinit përfundon me Arabinë Saudite. Bordi Drejtues i Federatës Saudite të Futbollit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për lamtumirën e ish-trajnerit.
59-vjeçari, që kishte një kontratë 30 milionë dollarë në vit, ishte në krye të kësaj skuadre që nga gushti i vitit 2023. Mancini drejtoi kombëtaren saudite për 14 muaj, duke grumbulluar vetëm 9 fitore në 21 ndeshje zyrtare. Shtatë barazime, 5 humbje për Arabinë Saudite.
Në Kupën e Azisë, të luajtur në vitin 2023, kombëtarja e drejtuar nga ai nuk i realizoi objektivat, duke u eliminuar në fazën e 16-të nga Koreja e Jugut. Mançini dha dorëheqjen si trajner i Italisë pasi mori ofertën e çmendur të arabëve, por gjërat nuk shkuan siç priste sportivisht. Largimi i tij u shoqërua me polemika dhe u konsiderua tradhti nga zyrtarët e federatës italiane.