Kontratë 5 vjeçare, 70 milionë euro në vit, Bild zbulon të ardhmen e Mbappe

INA
INA

25/01/2024

Prej afro 2 vitesh, Kylian Mbappe mbetet lojtari më i lakuar në tregun e transferimeve, por kjo çështje me sa duket është në hapat e fundit. Për sulmuesin francez flitet shumë, ka hipoteza të ndryshme, nëse do të transferohet apo jo në Madrid, një version në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez ka dhënë edhe e përditshmja gjermane Bild, madje është e sigurt:

“Mbappe do të transferohet në Madrid në fund të këtij sezoni”, shkruan Bild duke zbuluar edhe detaje të tjera. Sipas të përditshmes gjermane, palët, Mbappe dhe Real Madrid, kanë gjetur akord total për këtë transferim, mbetet vetëm të përcaktohet detajet që kanë të bëjnë me pagën e tij. Bild shton se Mbappe do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 70 milionë euro kesh, plus 5 bonuse, në vit. Gjithashtu, Reali do të paguajë menjëherë kesh 100 milionë euro të tjera në momentin që Mbappe do të hedh firmën mbi kontratë, bonusi i mirënjohjes siç njihet në botën e futboll.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shumave marramendëse që i ka ofruar sheiku Al Khelaifi, Mbappe ka vendosur të ndryshojë ambient. Me fanellën e PSG, Mbappe ka fituar 5 herë titullin në Francë, 2 Kupa Lige, 3 Kupa France, 4 Superkupa, por as kaq nuk mjafton për Mbappe i cili kërkon me çdo kusht të fitojë Champions League dhe “Topin e Artë”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

zidane-1-600x360

Zidan: Rikthimi në Itali? Pse jo, çdo gjë mund të ndodh

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

INFO

NA NDIQ