Kontribuoi për pavarësinë e Kosovës: Kush është ambasadori i ri i SHBA në Prishtinë?

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/01/2022

Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në seancën dëgjimore më 5 tetor të këtij viti, ambasadori Jeffrey Hovenier para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikanka thënë se prioritet i tij dhe pjesë e diplomacisë amerikane do të jetë inkurajimi i pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë atë.

Ai ka thënë poashtu se prioritet i tij do të jetë përkrahja për Kosovën si shtet sovran, si dhe përkrahjen për dialogun i cili duhet të përqëndrohet në njohjen reciproke. Ndryshe, Jeffrey Hovenier është konfirmuar nga Senati, si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në nëntor të këtij viti.

Lajmi ishte bërë i ditur në faqen zyrtare të Senatit amerikan. “Jeffrey M. Hovenier nga Uashingtoni, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Kategoria e Ministrit-Konsulentit, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Kush është Jeffrey Havonier?

Jeffrey Hovenier, aktualisht është zëvendësshef i misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA’së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Washington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore. Po ashtu ai ka qenë edhe pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai zëvendëson ambasadorin, Philip Kosnett. /gazetametro.net

TË FUNDIT

Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia

Hetimet vazhdojnë!

Familjarët e Eglit: Sikur të gjithë të ikni dhe…

Mickoski mesazh BDI-së: Për veshë do ju tërheqim nga shtëpitë tuaja, do të përgjigjeni

Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës, VMRO po tenton të defokusojë opinionin nga përgjegjësit e vërtetë

Toshkovski: Mjetet piroteknike i solli grupi DNK, koncerti u mbajt në të zezë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË