Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

Picture of INA
INA

03/10/2023

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror në M-NAV për shërbime të navigacionit ajror, ka njoftuar grevë për më 12 tetor, gjatë së cilës nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit nuk do të shërbejnë asnjë avion.

Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, për AIM tha se dëshirojnë të ndalohet siç tha, sjellja joprofesionale e drejtorëve në lidhje me proceset e punësimit, rishpërndarjet e brendshme, kushtet e punës dhe pajisjet që duhet të bëhen për modernizimin e sistemit të punës.

Ai tha se prej kohësh për kushtet e pafavorshme, e kanë njoftuar edhe Ministrinë e Transportit.

Sipas Tasevskit, “punësimi bëhet në kundërshtim me aktet për zhvillim të karrierës, prioritet u jepet atyre që zgjedhin menaxherët e punësimit, dhe kjo nuk garanton cilësinë e personit dhe krijon revoltë te kuadri cilësor të cilit nuk i jepet mundësia për të përparuar”.

“Të ndalojë sjelljen kaotike dhe të sillet profesionalisht dhe kontrolli i trafikut ajror të zërë vendin e tij në kuadër të kontrollit të trafikut ajror ballkanik dhe në Evropë. Në shërbimet që janë ripunësuar, numri rritet, shpallen konkurse që zgjasin tre ditë dhe personat që i punësojnë për ato pozita nuk mund t’i plotësojnë nevojat e procesit të punës, ndërsa më pas përdoret si arsye për punësim shtesë”, thotë Tasevski.

Ai thekson se nga mbi 300 të punësuar në Kontrollin e Trafikut Ajror, vetëm 70 janë kontrollorë operativë, për dallim, siç thotë ai, për shembull në Slloveni, ku ka 240 të punësuar, por 120 kontrollorë.

Një nga kërkesat është marrja në punë e një kompanie të jashtme që do të bëjë një analizë funksionale se cilat shërbime dhe personel profili nevojiten, si një dokument që do të jetë një mbështetje në të ardhmen në rast veprimesh të pabazuara nga menaxhmenti.

Ai tha se ata po reagojnë edhe për shkak të pajisjeve të vjetruara të instaluara në vitin 1999 që janë mirëmbajtur vetëm deri më tani, edhe pse duhet të ndërrohen çdo shtatë vjet.

“Për shkak të kësaj gjendjeje të pajisjeve këtë vit kemi vendosur kufizime që të mos pranohen një numër më i madh i avionëve për fluturim, sepse pajisjet nuk kanë mundur t’i riparojnë. Gjithashtu përballemi me probleme me ujin dhe ruajtjen e kushteve higjienike. Pasi kanë publikuar informacionin për grevën kanë filluar kërcënime telefonike, të cilat i kemi raportuar në polici dhe në zyrën e M-NAV-së”, tha Tasevski.

TË FUNDIT
1 orë
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
2 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
2 orë
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
2 orë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
2 orë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

ME TE LEXUARA

12 orë
Xhaferi të hënën i'a dorëzon mandatin Mickoskit
1 ditë
Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re
2 orë
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
20 orë
Ish-deputeti i LSDM humb jetën tragjikisht (FOTO)
11 orë
Bekim Qoku: Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita

LEXO MË SHUMË

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

varhelyi

Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

moti shiu

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa pjesë të luginave paraqitje e mundshme e shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme

INFO

NA NDIQ