Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

Picture of ina-online
ina-online

19/09/2024

Shkruan: Anila Pajaziti

Problematikat në konviktet studentore të Shkupit duket se janë bërë një temë e përhershme e diskutimit, pa zgjidhje të dukshme në horizont.

Renovimi i shumicës së konvikteve ka shtuar shqetësimin mes studentëve për të siguruar një krevat gjatë këtij viti akademik. Po ashtu shqetësim të madh përbëjnë kushtet e banimit.

Anita, një studente në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” tregon se ka përvojë të keqe në konviktin “Stiv Naumov” me dhomat dhe banjot që janë në kushte të këqija, dhomat e mbipopulluara, me mungesë gjësendesh që detyrohen ti marrin nga shtëpia ndërsa shërbimet si ujë i ngrohtë apo pastrim janë të rralla.

“Higjiena është e domosdoshme, shpesh hasnim në peripeci të ndryshme për tu larë sepse dushet nuk funksiononin si duhet, ndërsa tualetet ishin në gjendje të mjerueshme,” thotë ajo duke pritur me zemërim tanime renovimin e këtij konvikti.

Edhe Besimi, një student i universitetit “Nënë Tereza” , shton se kushtet e konviktit po ndikojnë negativisht edhe në performancën e tij akademike. “Është e vështirë të përqendrohesh në mësime kur mungojnë kushtet,  i ftohti në kushte dimri edhe kur nuk ke një hapësirë të qetë për të studiuar” tregon ai, duke theksuar mungesën e infrastrukturës bazë që duhet t’u ofrohet studentëve.
Sipas regjistrimëve në formë elektronike janë në dispozicion 4303 shtretër për studentë, ashtu që 1 034 vende janë të rezervuara për studentët e vitit të parë. Por tollovitë dhe numri më i madh është në Shkup në konviktet “Goce Dellçev”, “Pellagonija” dhe Tome Stefanovski-Seniq”, që sigurojnë mbi 2580 shtretër.

Kushtet në konviktin “Tome Stefanovski-Seniq” zbardhin realitetin

Vizituam konviktin Tome Stefanovski-Seniq” në Shkup, ku pamjet flasin për kushte që nuk përmbushin nevojat e studentëve.

Konvikti studentor në fjalë nuk ka kushte që janë edhe shumë të mira. Ndërtesa është e vjetër dhe nuk ka pasur renovime të rëndësishme në vitet e fundit por vetëm renovime të vogla, shërbimet si lidhja me internetin janë të kufizuara.

Studentët ankohen se dhomat janë të vogla dhe të thjeshta, me mobilje bazike të vjetëruara dhe të papërshtatshme.

”Nuk është mirë, po s’kemi zgjidhje tjetër sepse strehimi privat na kushton shumë.  Tualetin e dhomës e kemi të përbashkët që shpesh herë janë të pasigurta në higjienë dhe mirëmbajtje. Ushqimi në këtë konvikt studentor është i thjeshtë dhe shpesh jo i mjaftueshëm për nevojat e tona. Menuja është e kufizuar dhe përbëhet kryesisht nga dy vakte të përgatitura në mënyrë masive me përbërësit e zakonshëm”, thekson një studente që nuk dëshiron të zbuloj idenitetin.

Sipas saj, ka një mbipopullim tani sepse kemi parë se janë sjellë krevate shtesë. “ Secila dhomë në veçanti posedon tualetin dhe me nga 3 ose 4 shtretër, por këtë vit janë furnizuar edhe me më shumë shtretër, përshkak se dy konvikte tjera janë mbyllur për renovim”, thotë ajo.

Adriana Iseni, drejtore e këtij konvikti këtë vitë do të pranojnë 370 studentë, dhe po presin realizimin e konkursit në mënyrë elektronike nga Ministria e Arsimit.

“Ne do jemi gati për 1 tetor me ato kushte që kemi dhe kemi rritur kapacitetet për shkak të renovimit të konvikteve tjera. Por edhe ne si konvikt do të jemi në proces të renovimit. Stafi ynë që kanë marrë masa të mjaftueshme për rregullim në pjesën e pastrimit të kuzhinës ku për momentin e gjithë kuzhina është duke u renovuar dhe duke u bërë gati për dezinfektim, për higjenë, pjesën e rregullimit të dhomave dhe tualetëve”, thekson për INA, drejtoresha Adriana Iseni, duke shtuar se përpos ushqimit ditor drekë dhe darkë, konvikti ofron edhe përkujdesje dhe siguri maksimale për çdo studentë.

Zakonisht studentat që janë në një kategori të veçantë si psh: fëmijët e prindërve që me ligjë janë të mbrojtur, fëmijët atyre prindërve që kanë qenë pjesë të ushtrisë apo edhe ato studentë qe janë me nevoja të veçanta kushtet financiare me një rrogë minimale kanë një mundësi shumë të mirë të jenë të liruar nga komplet pagesa ku Ministria e mbulon vetë pagesën e tyre, mirëpro hasim edhe studentë që nuk janë komplet të liruar nga pagesa por vetëm se paguajnë gjysëm.

Çmimi për një student që paguan për tu vendos në konvikt është 6820 denarë. Por janë edhe kategoritë e tjera sociale të studentëve që janë liruar nga pagesa dhe një pjesë e studentëve që paguajnë përgjysmë.

Ky çmim realisht duket qesharak për stafin e konviktit.

“Në bazë të shpenzimëve që kryhen është vërtetë një çmim jo i volitshëm, përshkak se konvikti financohet në bazë ligjit për standart të studentëve me numrin e atyre që pranohen, shembull nëse konvikti posedon vetëm 200 studentë, me atë shumë që mblidhet prej çdo studenti nga 6820 duhet të mbulohen rrogat, ushqimi, pijet, rryma, uji, parnot me rregullim dhe gjithçka që posedohet në atë objekt.
Standardi i menysë së ushqimit shkon rreth 1603 denarë për person për vetëm një javë, kurse për 4 javë pra për një muaj fiks çmimi shkon diku deri 6412 denarë për student, kurse 408 denarë të mbetura shkojnë për konviktin në përgjithësi”, thekson Adriana Iseni.
Sipas saj, vetëm rrogat e 22 punëtorëve që janë aty kushton më shumë se gjysma e një participimi komplet që e marrin prej Minstrisë se Arsimit dhe se ky problem haset në të gjitha konviktet e mundshme në Maqedoninë e Veriut veçanërisht në qytetin e Shkupit.

Edhe ky konvikt si të tjerët ende nuk ka përmbyllur fazën e rikonstruimit, që pritet të zgjas edhe dy vite, pasi që ka përfunduar vetëm faza e parë.

Ministria: Po renovohen, do plotësojmë gjitha kushtet dhe standartet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përgjigjen e tyre thonë se po vijon procesi intensiv i renovimit të konvikteve.

”Gjatë mandatit të Qeverisë së re është planifikuar rindërtimi i 9 konvikteve shtetërore studentore  “Stiv Naumov”-Shkup, “Kuzman Josifovski Pitu” Shkup, “Pellagonija”-Shkup, “Tome Stefanovski-Seniq” Shkup, “Nikola Karev” Ohër, “Koço Racin” Manastir, “Vëllezërit Miladinovi” Shtip, “Heroi Kombëtar Orde Çopela” Prilep, si dhe rikonstruksioni i mensës së konviktit studentor “Goce Dellçev” Shkup.

Rindërtimi i “Kuzman Josifovski – Pitu” është në proces, ndërsa së shpejti do të fillojnë aktivitetet në “Stiv Naumov”, për të cilin do të investohen mbi 17 milionë euro. Në fazat e ardhshme do të mbulohen edhe pjesa tjetër e konvikteve”, thonë nga kjo ministri.

Nga kjo ministri theksojnë se buxheti do të rritet nga viti në vite, çka do të thotë se do të ketë më shumë fonde për përmirësimin e standardit studentor, përfshirë edhe funksionimin e konvikteve studentore.

“ Tashmë është paralajmëruar rritje e vakteve të subvencionuara të studentëve për vitin e ardhshëm. Aktualisht po vlerësojmë vlerën e rikonstruksionit të konvikteve studentore që do të përfshihen në fazat e ardhshme të procesit, pas së cilës do të ndajmë informacionin me ju. Sa i përket numrit të shtretërve në konviktet e studentëve, sigurojmë se të gjithë studentët që plotësojnë kushtet për akomodim të përcaktuara në konkurs, do ta ushtrojnë të drejtën e tyre. Poashtu e kemi bërë me dije opinionin se nëse ka nevojë, do të jenë në dispozicion edhe konvikte tjera nxënësish për të strehuar studentët”, theksuan për INA nga Ministria e Arsimit.

Me këtë tekst, INA i bashkohet nismës për rritjen e transparencës së institucioneve që Instituti i Studimeve të Komunikimit zbaton në bashkëpunim me median në kuadër të projektit “Përdor faktet”, që mbështetet nga Ambasada Britanike

TË FUNDIT
10 minuta
Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, humb jetën një fëmijë
53 minuta
Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor
2 orë
Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën
2 orë
Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”
2 orë
Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

ME TE LEXUARA

1 ditë
VLEN: Fronti Europian po shembet nga gënjeshtrat e Ahmetit
12 orë
Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj
19 orë
Petifer dhe Vicker promovuan librat e tyre që flasin për të kaluarën e Maqedonisë së Veriut
17 orë
Ligji për “branitellat” do të miratohet, Sllavjanka Petrovska është e bindur
22 orë
Taravari: Ali Ahmeti duhet të mësohet në opozitë
12 orë
ASH themelon strukturat në Zajaz
19 orë
Mexhiti takoi Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Shkup, Rita Kolumbia
16 orë
Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli e priti në takim pune Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu
22 orë
Kërkesa e Ahmetit për veting, Mickoski e quan satirë dhe humor

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, humb jetën një fëmijë

IMG_8631

Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

izet mexhiti carshi

Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

moti-1

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

IMG_8650

Redona Bexheti e vetmja në trojet shqiptare që doktoron në fizikë mjekësore!

IMG_8646

ASH themelon strukturat në Zajaz

tvsh-ime

Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj

INFO

NA NDIQ