Konvikti i universitetit të Tetovës, Nuhiu: Gati për studentët në vitin akademik 2023/24

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Mars, 2023

Konvikti i Univeristetit të Tetovës pas shumë vitesh pritje, ka filluar të marrë pamje e një konvikti modern dhe i njejti pritet të jetë gati për studentet për vitin akademik 2023-24.

Zv. Ministri i arsimit Agim Nuhiu thot se punimet janë rreth përfundimit, kanë mbetur të vendosen edhe kuzhinat dhe orendit tjera brenda konviktit.

“Ne presim që të kryhen punët përfundimtare sa i përket, sipërfaqes së komviktit në Tetovë.Tani janë edhe çështjet qe kanë të bëjnë me mobiljet me kuzhinat dhe orendit të tjera. Presim të themelohet një komision për të bërë evolimin e punes dhe shpejt edhe ky institucione të marrë perfomancën e një personi juridik të pa varur dhe vitin e ardhshëm akademik të filloj me punë”, u shpreh zv/Ministri i Arsimit, Agim Niuhiu.

Çmimi për të qëndruar në konviktin studentor të Universitetit të Tetovës do të jetë 3410 denar. Ndërsa për studentët që prinderit i kanë të pa pune i njejti do të jetë falas.

“Konvikti do të jetë subjekt juridik autonom dhe sigurisht, do kete edhe strukturën e tij të vete udhëheqëse,ne planifikojm të kemi 300 student kapacitet e këtij konvikti universitar pagesa do të jete 3410 denar. Për te gjithë studentët që prinderit i kanë të pa punë qëndrimi në konvikte do të jetë falas”, theksoi Nuhiu.

Studentët e mirëpresin ndërtimin e këtij konvikti, pasi në konviktet private kanë paguar 350 deri 400 euro pa përfshirje të ushqimit, e në disa raste kanë apguar edhe energjinë elektrike që kanë harxhuar, duke rënduar kështu standardin studentorë dhe të familjeve të tyre./MTV2

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

INFO

NA NDIQ