Konzerni më i madhë gjerman i gazit shtetëzohet, në gjeografin shqiptare gjithçka po ndodhë e kundërta

shkruan Xhafer Murseli

Për shkak të çrregullimeve me furnizim gazi nga Rusia, kompanit energjetike shfrytëzuan rastin dhe bënë shtrejtime jashta mase, edhe duke e keqëpërdorur krizën momentale. Shteti gjerman për tua ndaluar hovin kompanive kriminale energjetike, po i shtetëzon këto kompani gradualisht. Rast konkret është shtetëzimi i kompanisë më të madhe gjermane Uniper Energie, e cila po shtetëzohet (nacionalizohet nga shteti).

Në gjeografin shqiptare gjithçka po ndodhë e kundërta. Rrjeti energjetik dhe inkasimi i konsumatorëve në Kosovë ishte i shtetit, sepse vet populli jonë e ngriti dhe e ndërtoj, dhe me ndihmën e qeverive kriminale tani ka kaluar në duar të bandave turke bashk me bandat vendore, të cilat fshihen pas kompanisë turke. Kjo kompani turke plaqkit nga Kosova se paku 500 milion € të pastërta në vit, dhe pritet që në vitet e ardhshme të plaqkit një miliard Euro në vit nga Kosova.

Qeveria momentale nuk ka guximin të bëjë as një hap konkret për të çvleresuar këtë kontratë antikombëtare, përkundrazi në heshtje vazhdon sikur gjoja nuk ekziston ky problem.

Derisa në tërë BE-në është ndërprerë eksportimi i lëndëve të para energjetike, Kosova dhe Shqipëria ju kan lënë në dorë këto burime bandave të huaja. Kosova vazhdon ti japë qymyr Maqedonisë dhe serbis me një çmim simbolik qesharak, vetem sa për ta gënjyer opinionin.
I njejti problem qëndron në Shqipëri, nafta, gazi, mineratet janë grabitur nga bandat e huaja mafioze në bashkëpunim me bandat vendore dhe me qeverit e korruptuara.

Po të kishin tokat shqiptare pushtete popullor që do mirëmenagjonin pasurit tona, populli jonë do ishte ndër popujt më të pasur dhe më të lumtur në Europë, Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që qeveritë dhe parlamentet antikombëtare të tokave shqiptare tentuan ta mbajn të heshtur dhe të fshehur konferencën gjithëshqiptare të mbajtur në Prishtinë, mbi shrytëzimin e pasurive tona në dobi të vet popullit tonë.

Plani fashist i Çubrelloviqit dhe qetnikëve të Beugradit mbi largimin e popullatës shqiptare nga trojet e veta po realizohet me ndihmen e pushtetarëve antikombëtar të tokave shqiptare.