Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

ina-online
ina-online

03/12/2023

Në një intervistë ekskluzive për “360 gradë”, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në Maqedoni.

Ai thekson se presioni politik, kontroversat rreth zgjedhjeve të prokurorëve publik, emërimeve në gjyqësor dhe ndryshimeve në legjislacionin penal janë disa nga shqetësimet e theksuara nga ambasadori.

Kop poashtu thekson se Maqedonia e Veriut po luaj me zjarrin dhe se dera e BE-së mund të mbyllet në një moment.

Në intervistën e tij, ambasadori Kop reflekton mbi historinë e vendeve të tjera të ish-BRSS, duke e krahasuar me situatën në Maqedoni. Ai shprehet për tensionet politike, përpjekjet për kufizim të lirisë së mediave dhe problemet e fundit në Këshillin Gjyqësor. Për më tepër, ai nxit qytetarët të shqyrtojnë se si shpenzohen paratë publike dhe të kërkojnë llogari nga autoritetet lokale.

Ambasadori Kop thekson se deklaratat e tij nuk kanë për qëllim të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit, por janë pjesë e detyrës së tij për të monitoruar shpenzimet dhe progresin në Maqedoni. Ai shprehet se mbështetja për zgjerimin në Holandë është në rënie, dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE mund të jetë në rrezik nëse kushtet nuk plotësohen.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Maqedoninë, i shqyrtuar nga Kabineti Holandez, thekson shqetësimet për ndikimin politik në Këshillin Gjyqësor dhe nevojën për një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit në nivel të lartë. Ambasadori përfundon intervistën duke theksuar se Maqedonia duhet të tregojë vullnet politik për të kapërcyer sfidat dhe për të bërë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

INFO

NA NDIQ