Kopshti zoologjik në Shkup nga sot do të jetë sërish i hapur për vizitorë, pasi tre javë më parë Agjencia për Ushqim dhe Veterinë (AUV) konfirmoi një rast të gripit të shpendëve tek një zog i ngordhur, përcjell INA.
“Ju njoftojmë se nga kjo e shtunë (09.11.2024) Kopshti Zoologjik i Qytetit të Shkupit do të jetë sërish i hapur për vizitorë me orar të rregullt pune çdo ditë nga ora 09:00-16:00. Ejani të shijojmë së bashku ditët e bukura të vjeshtës dhe me diell, ju presim”, shkruhet në postimin e ZOO Shkup në Facebook.
Kopshti zoologjik u mbyll për vizitorët pasi, sipas AUV, një zog i ngordhur u gjet brenda dhe u konfirmua se ishte i infektuar me virusin e gripit të shpendëve.(INA)