Koreja e Jugut bën hap pas, rimbyll 200 shkolla pas shtimit të rasteve me koronavirus

0

Pas rihapjes, Koreja e Jugut ka planifikuar dhe një rimbyllje prej koronavirusit. Bëhet fjalë për 200 shkolla në kryeqytetin Seul për shkak të shtimit të rasteve në 2 ditët e fundit.

Ekspertët kanë dalë në konkluzionin se të gjitha rastet vijnë prej zonave të mbipopulluara me njerëz dhe ekziston rreziku i infektimit komunitar.

Prandaj 200 shkollat në Seul do të rikthehen online teksa dyert e shkollave do të vijojnë të jenë të mbyllura.