Koreja e Veriut: Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë bisedimet bërthamore

0

Një ditë pas dështimit të bisedimeve në Suedi, Pheniani fajëson Uashingtonin për “politikë armiqësore”, duke shpjeguar: “Ne nuk jemi të interesuar të vazhdojmë bisedimet bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre”.

Ky informacion u transmetua sot nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA duke cituar një përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut gjithashtu tha se “nuk ka asnjë mënyrë që Shtetet e Bashkuara të paraqesin plane alternative për bisedimet e ngrira bërthamore brenda dy javësh” dhe shtoi “fati i bisedimeve do të vuloset në fund të vitit në Uashington”.

Të dy vendet zhvilluan bisedime në nivelin e punës në Suedi, të cilat u pezulluan dje. Departamenti i Shtetit njoftoi se kishte pranuar ftesën e Suedisë për t’u rikthyer në tryezë me Phenianin brenda dy javësh.