Kori Komunal”Zejanin Ismaili”-Likovē në Festivalin ndërkombëtar të koreve “Çanakale 2019” në Turqi

0

Mirenjohje publike për Komunën e Likovës dhe keyetarin e Komunës së Likovës m-r Erkan Arifi për përkrahjen dhe mbështetjen finansiare!

Kori Komunal”Zejanin Ismaili”-Likovē morri pjesë ne Festivalin ndërkombëtar të koreve në “Çanakale 2019” në Turqi, ku përfaqësoi komunēn e Likovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kori Komunal”Zejadin Ismaili”-Likovë me nëntë anëtarë, para publikut të Turqisë në Çanakale pati katër paraqitje/performime:
Nata e parë drejtëpërdrejtë performim i shkurtër një minutë para të gjitha koreve gjithesej 41 nga 11 shtete perfaqësuese, gjithesej 1500 korist ku u prit dhe u shoqerua me duartrokitje.
Dita e tretë koncert para publikut me repertoarin e korit, poashtu u shoqëruam me duartrokitje dhe veçanërisht u përmendem nga organizatorët për interpretimin e këngës “Çanakale”, dirigjenti i korit u shpërblye me një statujë Troja simbol i qytetit, kurrse anëtarët e korit dhe dirigjenti me sertifikatë të Festivalit të koreve të Çanakale 2019 për pjesëmarrje.
Dita e katërt performim para publikut dhe komisionit në kategorinë e folklorit, Kori komunal payi paraqitje të suksesëshme dhe shoqërim me duartrokitje. Në të njejtën ditë pasdarke Kori Komunal pati paraqitje me repertoarin e saj para publikut në sheshin Kali i trojës ne hapësirë të hapur-sokak, ku publiku, koristë tjerë na shoqëruan në këndimin e kenges Çanakalasë, ishte një përjetim i jashtëzakonshëm.
Nata e fundit, përmbyllja e festivalit, në skenë u ftuan të gjithë dirigjentët e koreve u ndanë nga një lule e degëzuar simbol i Çanakalasë.
Kori Komunal”Zejadin Ismaili” është i lumtur që morri pjesë në një festival ndërkombëtar kaq të famshëm si përfaqësuese e Komunës së Likovës dhe shtetit RVMaqedonisë me këngë shqipe popullore të përpunuara dhe kompozuara. Kori komunal vizitoi varrezat e shehitëve dëshmor të Luftës së Çanakalasë.
Sfidat vazhdojnë!
M-r Florim Zulfiu
dirigjent i Korit Komunal
“Zejadin Ismaili”-Likovë

Gepostet von Tefik Deari am Donnerstag, 4. Juli 2019