Koronavirusi në Maqedoni, 6 të vdekur, 88 raste të reja, 113 të shëruar

0

Gjatë 24 orëve janë kryer 1507 testime, ku janë regjistruar 88 raste të reja të të infektuarëve me Covid19, njofton raporti i Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

Nga kjo shifër, 23 raste janë regjistruar në Shkup, 8 në Kumanovë, 11 në Strugë, 8 në Ohër, 10 në Shtip, 4 në Gostivar si dhe nga 3 dhe 2 pacientë të prekur nëpër komunat e tjera.

Nga virusi jetën e kanë humbur 6 veta: dy pacientë nga Shkupi, si dhe nga një nga Kumanova, Gostivari, Tetova dhe Shtipi.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 113 veta janë shëruar, prej të cilëve 57 nga Shkupi.

Deri tani të prekur nga virusi janë 11.289 veta, prej të cilëve 511 kanë ndërruar jetë, 7221 të shëruar dhe mbi 3500 janë raste aktive. (INA)