Koronavirusi në Maqedoni/ 79 raste të reja me koronavirus, 2 veta ndërruan jetë

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është ulur dyfish numri i të prekurve nga Covid19.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar 79 raste të reja me Covid-19 dhe 2 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë kryer 835 teste.

Rastet e reja janë shënuar sipas qyteteve të mëposhtme:
Shkup 44
Kumanovë 9
Shtip 3
Prilep 1
Tetovë 8
Strugë 1
Veles 3
Manastir 1
Ohër 1
Gostivar 6
Vinicë 1
Negotinë 1

Ndërsa pacientët që kanë ndërruar jetë, njëri është nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. Ndërsa 8 pacientë janë shëruar./Alsat