Koronavirusi në Shqipëri, 4 pacientë ndërrojnë jetë, 120 raste të reja

0

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë katër pacientë me koronavirus, si dhe janë regjistruar 120 raste të reja infektimi nga mbi 500 testime të kryera.

Siç bën me dije MSH, viktimat janë një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Ndërsa, shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.