“Korridoret”, përplasja e BDI-së dhe LSDM-së me VMRO-DPMNE-në

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Maj, 2023

VMRO-DPMNE edhe sot ka vazhduar akuzat ndaj Artan Grubit dhe Dimitar Kovaçevskit për Korridoret 8 dhe 10D.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nëse ata nuk e heqin nga goja Bashkimin Evropian, por cdo ditë, sipas kësaj partie, abuzojnë me vlerat e BE-së.

“Tashmë ndryshimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e dyshimtë, ose më saktë kriminal të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, do të barten me flamurin e popullarizuar europian ose lexo: pa debat në Kuvend. Bëhet fjalë për një sërë ligjesh që janë saktësisht në kundërshtim me vlerat evropiane, si dhe me të drejtën pozitive në Maqedoni. Një javë pune 60 orëshe nuk mund të jetë vlerë evropiane, kur është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me parimet evropiane. Nuk mund të jetë vlerë evropiane dhënia ‘në mënyrë eksprese’ e licencës për shfrytëzimin e burimeve minerale pa një procedurë të detajuar që mbulon mbrojtjen e mjedisit, zonave arkeologjike, burimeve natyrore dhe të ngjashme. Nuk mund të jetë vlerë evropiane të mos pranosh dhe të mos respektosh ligjet e tua kombëtare”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Kjo parti nënvizon më tej se, Grubi dhe Kovaçevski po keqpërdorin vlerat evropiane, po keqpërdorin BE-në, të gjitha, sipas kësaj partie, për të mbushur xhepat dhe për të vjedhur popullin.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se vlerësojnë vendimin e djeshëm të Qeverisë për dorëzimin e propozim ligjeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D me flamur europian.

Sipas tyre, ky kështë vendim i përgjegjshëm në interes të qytetarëve për institucione dhe procedura efektive.

“Bllokada e paarsyeshme dhe e pakuptueshme e VMRO-së dhe Levicës i kushton shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtime më të shtrenjta dhe mbi dy vjet ndërtim të gjatë. VMRO DPMNE dhe e majta në mënyrë aktive po bllokojnë në Kuvend mbi 500 milionë euro projekte për qytetarët dhe shtetin, pa asnjë arsye dhe vetëm për të shkaktuar dështimin e projekteve për qytetarët për motive të ulëta ditore politike. Këtë duhet ta dinë qytetarët dhe do ta ndëshkojnë në zgjedhje”, thonë mes tjerash nga BDI.

Nga LSDM theksojnë se me përfundimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë në hartën e BE-së, Maqedonia do të kthehet në një udhëkryq në Ballkan dhe do të forcojë rëndësinë e saj gjeostrategjike.

“Ky është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendit, me vlerë 1.3 miliardë euro. Nga këto fonde, të paktën 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë tona vendase, ekonomia maqedonase ka akses në dy porte të reja – Durrësin dhe Burgasin, dhe rritje nominale të PBB-së prej dy për qind në vit. Kuvendi duhet të miratojë ndryshime në pesë ligje, në mënyrë që korridoret, si projekte kombëtare dhe strategjike, të ndërtohen më shpejt dhe të kushtojnë 150 milionë euro më pak”, thonë nga LSDM.

Kjo parti akuzon VMRO-DPMNE-në se prej dy javësh, sipas tyre, bën fushatë kundër ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10D dhe kundër kompanisë së njohur amerikane Bechtel, për të bllokuar këtë projekt kombëtar.

“Bllokada e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës do t’i kushtonte qytetarëve 150 milionë euro dhe 2 vite të tjera të humbura. Nuk do të lejojmë përsëritjen e kaosit si në autostradën Kërçovë-Ohër, të cilën e bëri VMRO-DPMNE. LSDM do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat që këto ndryshime ligjore të miratohen në procedurë të duhur”, thuhet më tej në reagim.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vullnet ahmeti vellai

Vullnet Ameti me dedikim prekës për të vëllanë: Do të takohemi në ëndrra Luan

izet mexhiti

Mexhiti: Lider de facto i BDI-së është Grubi, lobi i kazinove e ka hutuar Ahmetin

ahmeti-kovacevski-taravari-bdi-lsdm-ash-qeveri

LSDM, BDI dhe ASH, me lista të përbashkëta në zgjedhje?

shkupi

Maqedonia e Veriut deri në vitin 2050 do të jetë me 11% më pak popullsi?!

izet mexhiti

Mexhiti: Ne jemi zgjedhur nga Kongresi dhe vetëm ai mund të na shkarkojë

ukshin hoti

Dugolli: I fundit që e nxori jashtë burgut Ukshin Hotin ishte Bronko Komatina

bujar osmani

Osmani: Një rrugë e re po shfaqet për Ballkanin Perëndimor

islam islami

Islam Islami, emërohet drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup

fatmir bytyqi

Bytyqi: LSDM-ja, e gatshme për zgjidhjen e statusit të ish UÇK-së

INFO

NA NDIQ