Korridori 8 dhe 10/ Grubi: Fillim i mbarë i punës më të madhe në historinë e vendit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

8 Mars, 2023

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka nënshkruar Marrëveshjen me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel Enka për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ambasadorja amerikane Angela Aggeler,  ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi. Dy zyrtarët e fundit ishin firmëtarët e marrëveshjes.

Për Qeverinë, ky është një projekt historik, madje më i madhi në infrastrukturën rrugore të vendit me një kosti prej 1.3 miliardë euro.

Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski, tha se pagesa do të kryhet në disa faza, varësisht prej kryerjes së punimeve me matjen e materialit të investuar.

“Kjo nënkupton që pagesa do të kryhet sipas punëve të kryera në terren dhe në atë mënyrë do të ketë proces transparent për zbatimin e projektit dhe shpenzimit të mjeteve të së njëjtës. Me qëllim që ta përshpejtojmë ndërtimin e korridoreve nga zbatuesi do të punohet në principin planifikim-ndërtim që nënkupton sipas marrëveshjes zbatuesi obligohet vet ose me kompani projektuese vendore të projektoj dhe njëkohësisht të ndërtoj”, deklaroi Boçvarski.

Dinamika e punimeve do të jetë 23 km në çdo vit, e cila për 57 muaj do ndahen mjete nga 5 buxhete.

“Me ndërtimin e këtyre autostradave përfundimisht lidhet rrjeti i korridoreve pan-evropiane 8 dhe 10-d nëpër Maqedoninë e Veriut. Financimi i këtij projekti bëhet nga para të buxhetit të shteti në tani më këtë vit nga Buxheti i 2023 janë ndarë 244 milion euro për të filluar punimet”, theksoi drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi.

Zëvendëskryeministri Grubi, tha se ky projekt është vetëm një fillim i mbarë i një pune të madhe që nga pavarësia e vendit.

“Jam i lumtur që qëndroj këtu para jush si udhëheqës i Komitetit për Realizimin e Negociatave për Ndërtimin e Projektit Korridori 8 dhe 10. Ky projekt është vetëm një fillim i mbarë i një pune të madhe, më e madhja që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi  Grubi.

Sipas projeksionit qeveritar, projekti i Korridorit 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km edhe atë autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D, në gjatësi prej 40 km autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Prilepin me Manastirin.

Ndryshe, projekti historik Korridori 8 dhe ai 10 D, do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve që nga fillimi i punimeve. Realizimi i këtij investimi më të madh kapital në historinë e vendit tonë do të kontribuojë në ekonominë, modernizimin e infrastrukturës rrugore, e në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe korridoret ndërkombëtare. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ