Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut ende e kontrollon shtetin, e jo shteti korrupsionin!

Picture of INA
INA

24/11/2023

Në Klubin e deputetëve sot u mbajt debat publik për Propozim ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile. Fjalime mbajtën zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe Oleg Solldatov, shef i zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup. Pas prezantimit të propozim ligjit dhe të standardeve ndërkombëtare dhe përvojave krahasuese, pati diskutimi të hapur për zgjidhjen e propozuar ligjore.

Qëllimi i miratimit të Ligjit për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile është mbrojtja e interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që do ta pamundësojë disponimin me pronën, për të cilën nuk mund të vërtetohet se është fituar nga burime të ligjshme, dhe në drejtim të parandalimit të krimeve të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Konfiskimi i pasurisë si mjet efikas për goditjen e të korruptuarëve

Qëllimi është tejet fisnik, por sa do të ketë efekt, rezervat janë të shumta dhe të arsyeshme.
Këtë e ka konfirmuar edhe betë zv/kryeministrja Gërkovska, kur theksoi haptazi se kriminelët në vendin tonë janë këmbëngulës në mashtrimin e ligjit dhe sistemit, ndërsa korrupsioni ka efekte shkatërruese në jetën tonë, në jetën e qytetarëve tanë të cilët me të drejtë janë të zhgënjyer nga efektet e dobëta, tha zv. kryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.
“Ne jemi një vend i vogël, me shumë sekrete publike, me shumë pak zgjidhje dhe kjo kontribuon në një ndjenjë akoma më të madhe të pafuqisë së qytetarit të thjeshtë. Vijmë në situata në të cilat ata që “ia kanë dalë”, që kanë shfrytëzuar ndikimin dhe pushtetin e tyre, ikin nga ligji”, tha Grkovska.

Ajo vlerëson se sipas analizave Ligji për konfiskim nuk përputhet me ligjet ekzistuese.
“Ky ligj mbron interesin publik të shtetit. E drejta në pronë është e kufizuar në përputhje me Kushtetutën. Ligji mundëson bashkëpunim ndërkombëtar të lehtësuar. Përfitimet e ligjit për të gjithë shoqërinë paraqesin një vlerë të shtuar. Ky ligj nuk përfaqëson dhe nuk duhet të përfaqësojë zëvendësim për konfiskimin në procedurë penale. Nuk është justifikim që prokurorët në procedurë penale të shmangin.

Ky mekanizëm kërkon reagim të shpejtë nga shteti, që pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme të mos përdoret më tutje”, theksoi Grkovska.

Ndonëse e vlerësoi, thotë se është e vetëdijshme se ka vend për përmirësim në këtë zgjidhje ligjore, e cila ende nuk është miratuar. Megjithatë, ajo beson se e njëjta gjë mund të përmirësohet edhe gjatë diskutimit në legjislativ, por edhe përmes debatit publik, shkruan Zhurnal.
Në fjalimin e saj Gërkovska paralajmëroi në njëfarë mëmyre se pritet kundërpërgjigje e fortë nga strukturat kriminale për të penguar edhe sjelljen, po aq më tepër implementimin e këtij Ligji.

Lehtë të luftohet me fjalë, vështirë në praktikë!

Në kohën kur krimi ka lulëzuar pa kurrfarë problemi, kurse masat që i ka paraparë ligji kanë qenë simbolike si për shembull dënimet për mosdeklarim të pasurisë nga ana e zyrtarëve, qarqet krimi-korruptive janë forcuar aq shumë, sa që edhe shteti do ta ketë vështirë të përballet me to, shkruan Zhurnal.
A nuk ishte një shembull i tillë edhe rasti i kërcënimeve ndaj të punësuarëve në Agjencinë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar, si institucion kompetent për shitjen e pasurive të konfiskuara?
Drejtori i këtij institucioni, Driton Nebiu, publikisht denoncoi këto kërcënime.

Nebiu e tha qartë se të punësuarit janë pre e kërcënimeve dhe frikësimeve, për shkak procedurave për shitjen e patundshmërive të të cilat së fundmi janë vënë në ankand. Për momentin në ankand janë banesat e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov nga aktvendimi i plotfuqishëm në lëndën “Perandoria”.
“Besoj se opinioni duhet të informohet për ngacmimet dhe fyerjet për pengimin e realizimit për shitjen e pasurisë së konfiskuar, shitje të cilat kryhen sipas rregulloreve ligjore të Qeverisë së RMV-së. Janë të paraqitura të gjitha problematikat në Prokurori dhe në të gjitha organet e hetuesisë andaj nuk dua të hyjë në detaje.”- deklaroi Driton Nebiu – drejtor i AMPK-së.

Por për çfarë kërcënimesh bëhet fjalë dhe në çfarë forme?
“Ne kemi një ditë për çdo ankand që është publikuar nga Agjencia për Pasuri të Konfiskuar, kemi ditë të veçantë ku të gjithë ofruesit mund të shohin se për çfarë banese bëhet fjalë. Në të njejtin objekt ishin të pranishëm pronarë të cilët kanë thënë se ju nuk t’i blini këto banesa për shkak se këto janë tonat.”- tha Driton Nebiu – drejtor i AMPK-së.
Nebiu potencoi se deri tani nuk ka nevojë për frikë dhe se siç thotë, nuk do të lejojë askush të pengojë shitjen e patundshmërive të cilat kanë aktvendim gjyqësor, ndërsa bëri thirrje deri te të gjithë qytetarët që pa frikë të paraqiten në ankandet e Agjencisë. Përndryshe sipas të dhënave nga Agjencia, pasuria e Mijallkovit e cila është në ankand, kapë vlerën prej 330 mijë eurove.

Është ky një shembull mjaft konkret dhe i qartë se lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë e lehtë. Gjithsesi duhet përshëndetur hapat që po bëhen në këtë drejtim, e madje ato hapa duhet të jenë edhe më të fuqishëm, shkruan Zhurnal. Paralelisht duhet të punohet edhe në krijimin e vetëdijes tek opinioni për denoncim të krimit dhe korrupsionit, që mund të jetë një ndihmë e madhe kjo luftë të jetë më e suksesshme. Ndoshta nuk ka vend në botë ku korrupsioni është çrrënjosur tërësisht, mirëpo shtetit dhe institucioneve i takon që lufta kundër kësaj dukurie negative të jetë e vazhdueshme, pa hamendje dhe efikase. Të gjitha këto janë parakushte që korrupsioni sa më shpejtë të vendoset nën kontroll, sepse tek ne është shumë e qartë që ka dalë jashtë kontrollit. Sepse, pa asnjë tendencë për të egzagjeruar, të gjithë e dimë se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut ende e kontrollon shtetin, e jo shteti korrupsionin!

TË FUNDIT
58 minuta
Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI
4 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
4 orë
Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri
4 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
5 orë
Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

ME TE LEXUARA

1 ditë
Si po zhvillohen bisedimet për Qeverinë, flet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së
19 orë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
23 orë
Osmani: Mosrespektimi i vullnetit kthen “shumicën” para Marrëveshjes së Ohrit!
19 orë
VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e "kulaçit" qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve
1 ditë
BE: Nuk ka plan B për Maqedoninë, gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për Ndryshimet Kushtetuese…
22 orë
Policia e Maqedonisë thotë se e arrestoi, Fero duke shijuar kafe në Shkup
5 orë
Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

vmro vlen negociata

VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e “kulaçit” qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

makine elektrike studentet

Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

nano ruzin

Nano Ruzhin: Mandatari pa vizion të qartë

Drejtesi gjyqi prokurori

Maqedonia e Veriut në hall për gjykatës, qytetarët me vite kërkojnë epilog për lëndët tyre

INFO

NA NDIQ