Korrupsioni “pret” pyjet në Maqedoninë e Veriut

Picture of INA
INA

22/05/2024

Pyjet janë subjekt i interesit të grupeve kriminale. Ky biznes në botë zë vendin e tretë nga interesi, pas markave të falsifikuara dhe trafikimit të drogës, sepse ka më pak dënime për prerje të paligjshme të drunjve. Dukshëm, kjo prirje ekziston edhe në Maqedoninë e Veriut dhe një nga problemet kryesore është korrupsioni, tha Sashko Petrovski nga shoqata “Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural” në Shkup, shkruan Radio Evropa e Lirë,transmeton Portalb.mk.

“Për të gjithë ata që nuk janë pjesë e pylltarisë, i gjithë sistemi për mbrojtjen e pyjeve është jofunksional, shërbimet janë të korruptuara, gjyqësori dhe prokuroria nuk e bëjnë punën e tyre dhe nuk janë efektivë. Shpesh i kritikojmë, edhe pse shumë faktorë të tjerë ndikojnë në një situatë të tillë. Maqedonia është një vend i vogël, dhe ndodh që zyrtarëve, politikanëve t’iu bëjnë një thirrje telefonike, dhe ata të tregojnë se çfarë duhet autoritetet të bëjnë me një kamion të konfiskuar”, tha Sashko Petrovski njëri nga themeluesit e shoqatës së qytetarëve “Reford” – Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural në Shkup.

Ai thotë se pyjet në RMV prehen në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme, madje ka një ndërmarrje shtetërore, “Pyjet e Maqedonisë së Veriut dhe Policia Pyjore”, por, herë pas here dëgjojmë, shohim ose lexojmë lajmet se drunjtë ende i presin.

“Jemi në prag të verës, dhe fatkeqësisht fillon sezoni i zjarreve.” thotë ai.

Gjatë vitit 2022 dhe 2023, në bashkëpunim me shërbimin pyjor të Shteteve të Bashkuara, është zhvilluar një manual për mbrojtjen e pyjeve, shtoi Petrovski. Manuali rendit të gjitha strukturat shtetërore që duhet të kujdesen për fondin pyjor. Drejtoritë e institucioneve, sektorët, shërbimet, policia dhe ligjet  tregojnë se çfarë duhet bërë për t’i mbrojtur pyjet.

“Problemi kryesor në manual është korrupsioni, i cili konsiderohet si një nga motorët kryesorë të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe një ndër faktorët më të rëndësishëm është se lejon trafikimin e paligjshëm të drunjve të prerë. Ai gjendet në të gjithë zinxhirin e lëvizjes së produkteve në pylltari. Zinxhiri i lëvizjes së produktit në pylltari përbëhet kryesisht nga fazat e mëposhtme: prerja e drunjëve, transporti, dhe shitja e drunjëve. Në manual të dhënat e fundit tregojnë se aktivitetet ilegale në pyjet e RMV-së rriten dhe kanë një ndikim të madh negativ ekonomik në sektorin pyjor.”, tha Sashko Petrovski

Shoqata e qytetarëve “Reford” – Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka rekomanduar për ndryshime ligjore për të rritur efikasitetin në trajtimin e mbrojtjes së pyjeve dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.

TË FUNDIT
12 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
21 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
21 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin
21 orë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit
21 orë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

ME TE LEXUARA

22 orë
Orhan Murtezani ministër për Integrime?
22 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes
21 orë
Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s

LEXO MË SHUMË

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

buka

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

gruevski jankullovska

Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

gruevskii

Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

xhulijan smith

Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s

shaqir-fetahu

Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

orhan murtezi

Orhan Murtezani ministër për Integrime?

INFO

NA NDIQ