Kos: Serbia rrezikon integrimin në BE nëse Vuçiq takon Putinin

Picture of INA
INA

30/04/2025

Komisionarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, paralajmëroi të mërkurën se Serbia do të përballet me vështirësi serioze në rrugën drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti Aleksandar Vuçiq viziton Moskën javën e ardhshme.

Kos theksoi se vendimi i fundit për të udhëtuar apo jo në Rusi i takon vetë Vuçiqit.

Presidenti serb ka njoftuar se planifikon të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe të zhvillojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin – takim ky që do të ishte i pari që nga fillimi i agresionit të plotë të Rusisë kundër Ukrainës.

“9 maji 1945 dhe 9 maji 2025 përfaqësojnë kuptime krejtësisht të ndryshme. Shkuarja në Moskë dhe festimi me Putinin apo me ushtrinë që aktualisht po vret civilë në Ukrainë bie ndesh me vlerat themelore evropiane dhe me vendimin e Këshillit të BE-së nga viti 2022, i cili u bën thirrje shteteve anëtare të mos ndërmarrin veprime që mund të legjitimojnë Putinin apo regjimin e tij,” u shpreh Kos në një konferencë për shtyp në Beograd, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë.

Ajo theksoi se, si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia duhet të përafrojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së përpara se të bëhet anëtare.

“Raportet me Moskën nuk mund të vazhdojnë si të ishte gjithçka në rregull,” shtoi ajo. “Por në fund të fundit, është një vendim që i takon presidentit Vuçiq,” përfundoi Kos.
Logo
Botë
Kos: Serbia rrezikon integrimin në BE nëse Vuçiq takon Putinin
Desk
By
Desk
30/04/2025 20:42

Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Kos ndodhet për një vizitë dyditore në Beograd – e para që prej marrjes së mandatit të saj. Ajo rikujtoi se Serbia duhet të përmbushë disa kushte për të ecur përpara me negociatat për anëtarësim, përfshirë miratimin e tri ligjeve: për median, për zgjedhjet dhe për rregullatorin mediatik REM.

“Këto kërkesa janë të përmbledhura në një dokument të veçantë (‘non-paper’). Diskutuam për to dje me Qeverinë dhe me kryetaren e Parlamentit, të cilët na siguruan se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm. Ne do të ndjekim nga afër zbatimin e këtyre zotimeve,” theksoi Kos.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociatash që nga dhjetori i vitit 2021. Procesi është bllokuar për shkak të mospërputhjes së politikës së jashtme të Beogradit me atë të BE-së dhe refuzimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Për më tepër, Brukseli kërkon përparim në fushën e sundimit të ligjit dhe në dialogun e Serbisë me Kosovën.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË