Kosova bëhet anëtare e asocuar e Frankofonisë

0

Republika e Kosovës u pranua sot si anëtare e asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, në samitin e shteteve anëtare që po mbahet në Jerevan të Armenisë.

Ndryshimi i statusit të Kosovës u miratua nga krerët e shteteve dhe shefat e Qeverive të shteteve anëtare në këtë samit, ku vendi ynë po përfaqësohet nga presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Presidenti Thaçi u shprehu mirënjohje shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Kosova ishte pranuar si anëtare vëzhguese në vitin 2014 në Samitin e Frankofonisë në Dakar. Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve.

Komentet

komentet