Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë Marrëveshje Kornizë për Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e pjesëmarrjes në ekspozitën dhe konferencën e ASDA (Adriatic Sea Defense & Aerospace), takoi homologun e tij kroat, Mario Banožić, me të cilin nënshkroi Marrëveshje Kornizë për Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Siç informoi sot Ministria e Mbrojtjes, Mehaj dhe Banožić diskutuan për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cenim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, me qëllim garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

“Gjithashtu, Ministri Mehaj i ka theksuar Ministrit Banožić faktin se Kosova është falënderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana e shtetit kroat dhe se përkushtimi do të jetë i fuqishëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit si dhe të deminimit.”, u bë e ditur në komunikatë.

Ndërsa, ministri kroat i Mbrojtjes, shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarrë nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin e ngritjes së kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve direkte, shtet më shtet, në përputhje me standardet e NATO-s.

Ndër tjera, Ministri Banozic garantoi mbështetje të pakursyer nga ana e Kroacisë për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

shaip kamberi vucic

Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin, zbardhen detaje nga diskutimet – ja çfarë kërkoi deputeti shqiptar

INFO

NA NDIQ