Kosova dhe Maqedonia e Veriut nesër me mbledhje të përbashkët të qeverive, cilat marrëveshje pritet të nënshkruhen

Picture of Ina Online
Ina Online

17/11/2024

Si “historike” është konsideruar mbledhja e përbashkët ndërmjet qeverisë maqedonase dhe asaj të Kosovës, që do të mbahet të hënën në Prishtinë.

Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Njëra ndër to është Protokolli për Pikat e Përbashkëta kufitare në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, apo sistemi one-stop shop, gjë që do ta mundësojë qarkullimin e pandërprerë të qytetarëve vetëm përmes një pike kufitare, pa tollovi dhe që do të çojë drejt zhvillimit ekonomik.

Marrëveshje tjetër do të nënshkruhet në fushën e energjetikës për shfrytëzim racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike dhe “si përgjigje ndaj krizës energjetike në rajon”.

Po ashtu u paralajmëruar se do të ketë marrëveshje edhe në fushën e arsimit. Ajo do të ketë për qëllim bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, arsimit për të rritur, këmbimin e përvojave dhe gjithë këto procese do të realizohen përmes kontakteve të drejtpërdrejta të institucioneve të arsimit.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Herën e fundit, mbledhja dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ishte mbajtur më 16 shtator 2021, ku në Maqedoni të Veriut kryeministër ishte Zoran Zaevi, ndërsa në mbledhjen e së hënës ekzekutivi maqedonas ka përbërje tjetër, drejtohet nga Hristjan Mickoski.

Në Shkup, dy kabinetet qeveritare patën nënshkruar 11 marrëveshje, të cilat u konsideruan të rëndësishme për bashkëpunim në shumë fusha.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për mbledhjen e përbashkët, përveç që ka njoftuar se kjo ngjarje do të mbahet më 18 nëntor 2024.(INA)

TË FUNDIT

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË