Kosova dhe Serbia në vitin e “dialogut intensiv”, zyrtari i lartë amerikan “zbarkon” në Beograd javën tjetër

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/01/2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së do të vizitojë Beogradin javën e ardhshme mes tensioneve të vazhdueshme mbi Kosovën dhe presionit ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Vuçiq tha dje se Derek Chollet, këshilltar special i Departamentit të Shtetit, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar, transmeton Reporteri.net.

Chollet muajin e kaluar iu desh të anulonte një vizitë në Ballkanin Perëndimor dhe Bruksel pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Pas Chollet në Beograd do të jenë edhe ndërmjetësit e BE-së.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë janë përpjekur të përshpejtojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Palëve u është ofruar një propozim franko-gjerman në emër të BE-së.

Në ditët e fundit të vitit 2022 është paralajmëruar një valë e re e dialogut në javët e para të janarit 203.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse konfirmoi se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel

Kurti, thekson se Serbia më shumë është e interesuar për shkaktimin e krizave në të cilat mandej shfaqet vet si faktor për t’i zgjidhur ato.

Nga Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se ende nuk ka datë për një takim të mundshëm Kurti-Vuçiq në Bruksel.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

INFO

NA NDIQ