“Bëje Kosovën Serbi sërish”, kështu ka deklaruar Kingsley Wilson, zëvendëssekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën.
Deklaratë që ka nxitur reagime të shumta e ndër ta edhe të kongresistit amerikan, Ritchie Torres.
Torresi thekson se kjo deklaratë është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.
Ai theksoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.