Kosova drejt konsolidimit si shtet i pavarur

INA
INA

28/05/2023

Shkruan: Spartak Ngjela

Kosova po shkon drejt një konsolidimi të lartë nacional si shtet i pavarur dhe unik.

Dita e sotme, me ngritjen e flamurit të Kosovës në të katër komunat me shumicë serbe në Veri të të saj i trgoi ndërkombëtarisht të gjithë botës që Kosova është një shtet i pavarur dhe unik, por edhe i fortë. Policia e fuqishme e Kosovës i mposhti krejtësisht revoltat e serbëve të Kosovës.

Por, për këtë…Presidenti i Serbisë Vuçiç, krijoi sot në Beograd një tubim kundër Kosovës.Domethënë kundër Amerikës.
Kot lodhet ky fakir i politikës së Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Por, që ky ka qenë edhe një nga figurat e njohura të krimit të ethshëm serb kundër shqiptarëve, njësh me Milosheviçin.

Kurse Vuçiç ka frikë. Por frika e tij ndihmon edhe më shumë në falimentimin sa më të shpejtë të Serbisë në Ballkanin Perëndimor
Por dihet se…NATO sot është në Kosovë.
Politika amerikane kërcënoi Beogradin për çfarëdo incidenti që mund të krijojë në kufirin me Kosovën. Kosova është një shtet i pavarur, por nën mbrojtjen e NATO-s.

Prandaj…Politika amerikane deklaroi që cenimi i kufirit të Kosovës, është cenim i drejtpërdrejtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Domethënë shqiptarët janë edhe më pranë me Shtetet e Bashkuara.

Kurse…Të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë tani do të drejtohen nga të zgjedhurit shqiptarë në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor. Fitore e madhe kjo për personalitetin e shtetit dhe qeverisë së Kosovës.

Po serbët ku ishin, pse nuk votuan?

Serbët bojkotuan votimin në të katër komunat me shumicë serbe, dhe prandaj pakica shqiptare fitoi krerët e komunave.

Po Beogradi pse i detyroi serbët që me bojkot të mos mernin pjesë në votime për pushtetin vendor?

Kërkonin destabilizimin e Kosovës; por bojkoti i serbëve solli në krye të komunave shqiptarë të zgjedhur me votë popullore. Ardhja e shqiptarëve në krye të komunave, firmos përfundimisht unitetin e spikatur të shtetit të Kosovës. Tani shqiptarët i kanë të gjitha pushtetet në shtetin e tyre.

Po Beogradi pse e krijoi bojkotin serb në këto komuna?

Viçiçi mendoi se me këtë bojkot do të krijonte mundësinë e një përplasjeje të krimit të organizuar serb kundër Kosovës. E gjithë kjo për të fituar autonominë e katër komunave serbe në Kosovë. Dhe me këtë, për të rikthyer shpresën për rimarrjen e Kosovës. Domethënë që me ato katër komuna, të destabilizonte Kosovën.

Por…Realizimi i zgjedhjeve në të këto komunat, dhe pranimi i zgjedhjeve nga Shtetet e Bashkuara, e solli tani Serbinë në një situatë që mund të jetë fundi i regjimit kriminal të Molosheviçit të ri, Vuçiç.

Në të gjitha komunat u ngrit flamuri i Kosovës. Sot, Kosova e unifikoi shtetin shqiptar në të gjithë territorin e saj. Shpresa e Vuçiçit për të krijuar një federatë serbo-shqiptar, mori fund si një fantazi utopike.

Po më tej, çfarë do të ndodhë?

Vuçiçi iu drejtua Moskës për ndihmë, dhe sot deklaroi që nuk e vendos embargon kundër Rusisë. Kurse politika amerikane deklaroi që Serbia e Vuçiçit nuk do të ketë më përkrahjen e Uashingtonit dhe të Bashkimit Evropian. Kjo tregon se Shqipëria dhe Kosova janë sot drejtpërsëdrejti epiqendra e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Po Rusisë do të kundërveprojë?

Asgjë. Rusia nuk ka më asnjë forcë, se është në një luftë që po e shkatërron. Por, nëse ajo do të hapë një luftë në Ballkanin Perëndimor me anë të Serbisë, falimentimi i Rusisë është një finale. Prandaj Vuçiçi lodhet me një shpresë të kotë.

Por…Pikërisht mbas kësaj arsyeje politike, Tirana dhe Prishtina do të fillojnë të kenë një mbështetje të plotë për të ndaluar interesin e Rusisë në Bllkanin petëndimor. Shqiptarët sot morën një fuqi të re politike ndërkombëtarisht në të dy shtetet e tyre në Ballkanin Perëndimor: ata krijuan realisht një shteti unik. Kjo forcë, shumë shpejt do të krijojë një politikë të re në të dy shtetet shqiptare.

Tani është pikërisht koha që gjithkush ta ketë të qartë që interesin rus në Ballkanin Perëndimor, i cili është kundër Shteteve të Bashkuara, sot e mposht vetëm një Shqipëri-Kosovë e fortë.

Dhe këtu fillon ajo që më lart theksuam se, për të dy shtetet shqiptare, po fillon një epokë e re force për të likuiduar përfundimisht intetesin rus në Ballkanin Perëndimor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ