Kosova e nis mirë rrugëtimin drejt “Euro 2024”, nxjerr barazim në Izrael

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/03/2023

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.
Izraelitët ishin më të mirë në pjesën e parë, por ishin “Dardanët” që shkuan në pushim me epërsi minimale.

Milot Rashica sulmoi portën kundërshtare në minutën e 36-të, teksa topi shkoi në rrjetë pas devijimit të Elazar Dasa, i cili shënoi autogol.

Kosova e nisi shumë më mirë pjesën e dytë dhe ia doli të dyfishonte epërsinë në minutën e 49-të përmes Rashicës.

Megjithatë, goli i sulmuesit vushtrrias u anulua pas rishikimit me VAR, pasi që u pa se ai kishte luajtur me dorë para se të shënonte.

Kombëtarja kosovare vazhdoi të rriste presionin në vazhdim, teksa ishte sërish Rashica që kishte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 93-të, por 26-vjeçari dështonte të shënonte nga afërsia.

Kosova dhe Izraeli ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë. Në këtë grup prin Zvicra me tre pikë.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 28 mars, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

berat-gjimshiti-djimshiti

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

XHAKA GRANIT

Granit Xhaka po çmend, as anglezët nuk e ndalen

fenerbahce

Fenerbahce eliminohet

salah

Liverpoolit nuk i bën punë fitorja, eliminohet nga Atalanta e Gjimshitit

kloop

Klopp: Krijuam 67 goditje në tre ndeshjet që nuk i fituam, e çuditshme

akil

Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Anceloti

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë

Pep Guardiola

“ Nuk pendohem për asgjë”/ Guardiola uron Realin pas kualifikimit

INFO

NA NDIQ