Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi dhe motive politike

Edhe pse midis Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës ekziston një marrëveshje ndërkombëtare ndër shtetëror me të cilën mundësohet që të burgosurit që vuajn dënimin me burg në burgjet e Maqedonisë të mund të transferohen dh eta vuajn dënimin në shtetet e tyre amë, një gjë e till nuk po ndodhë.

Emisioni “Inside” në ZhurnalTv ka trajtuar këtë temë dhe në bazë të hulumtimit të bërë mund të përfundohet se nuk ka asnjë problem që të bëhet transferi i të burgosurve nga Shqipëri dhe Kosova nga burgjet e Maqedonisë në shtetet e tyre amë, por sipas hulumtimit të emisionit “Inside” mungon vullneti politik dhe institucional nga Kosova dhe Shqipëria.

“Realisht Maqedonia është nënshkruese që nga momenti i pavarësisë deri në ditët e sotme, të themi përafërsisht një e tretat e shteteve të vendeve ballkanike dhe të vendeve evropiane dhe legjislacioni i R.M. e njeh  dhe e përcakton kodin e procedurës penale të ekstradimit poashtu edhe me marveshjen që ka me Kosovën, me Shqipërinë, me Bullgarin…mirpo qëndon një problem tjetër te Maqedonia nëse analizohet raporti i bashkëpunimit me shtetet ndarëse që është Kosova apo siq është Shqipëria në këtë rast e kemi edhe Bullgarinë herë pas here nuk është e shfrytëzuar mirë dhe drejt”, thotë për “Inside”, Bashkim Sulejmani, profesor universitar.

Nga ana tjetër, avokati i popullit, Ixhet Memeti thotë se asnjëherë nuk ka paraqit problem mospasja e marveshjes bilaterale mes dy shteteve, qoftë Kosovë-Maqedoni, Maqedoni-Shqipëri dhe kështu me radhë, refuzimi i kërkesave për transfer ka qenë vetëm me prapavi apo motive politike.

“Asnjëherë nuk ka paraqit problem mospasja e marveshjes bilaterale mes dy shteteve, qoftë Kosovë-Maqedoni, Maqedoni-Shqipëri dhe kështu me radhë. Pasi keto çështje janë të rregulluara edhe me dokumentacione ndërkombëtare dhe arsyet se nuk ka marveshje për refuzimin e kërkesave për transfer kanë qenë vetëm me prapavi apo me motive politike”, thotë pët ‘Inside’, Ixhet Memeti, avoka i popullit.

Ndërkaq, avokati i njohur Naser Raufi vlerësoi se parakusht është që ministria e drejtësisë e shtetit ku duhet të transferohet personi është dakord që të bëhet ai transfer, d.m.th këtu janë në pyetje dy ministri të shteteve ku i burgosuri vuan burgun.

“Parakusht është që ministria e drejtësisë e shtetit ku duhet të transferohet personi është dakord që të bëhet ai transfer, d.m.th këtu janë në pyetje dy ministri të shteteve ku e vuan burgun personi dhe e shtetit ku është shtetas. Por ministria e atij shteti nga është shtetas i dënuari është dakord që të bëhet transferi nuk hasin në ndonjë problem, d.m.th Republika e Maqedonisë, çdo herë i ka transferuar me atë parakusht të plotësuar”, potencoi në ‘Inside’, Naser Raufi, avokat.