Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë!

INA
INA

30 Maj, 2023

Nga Kim Mehmeti

Disa pyesin: nga e gjithë kjo egërsi kundër Kryeministrit të Kosovës dhe një thuajse prosërbizëm perversë i disa mediave dhe ‘opinionistëve’ të pavarur në Prishtine e Tiranë?!
Dhe jo se kreu i qeverisë nuk gabon por nuk duhet harruar se edhe sot e kësaj dite, biznesmen i fuqishëm dhe pronar mediash në Kosovë mund të bëhesh edhe kur përkrahesh nga Serbia.
Andaj disa biznesmenëve dhe pronarëve mediash të Kosovës që u pasuruan nga varfëria e popullit të vet, çdo gjë u varet nga ‘çezma’ serbe. Çka i detyron ata ta duan ‘paqen’ me Serbinë edhe atëherë kur ajo e përbuzë popullin e tyre, edhe atëherë kur gjeneratave të ardhme ua lë në trashëgimi frikën tonë të paturpshme që të mbrojmë e ndërtojmë shtet.
Po pra, Kosova sot nuk është e rrezikuar vetëm nga etja e Vuçiqit për gjak shqiptarë, por edhe nga ‘paqedashësit’ shqiptarë që janë pjesëtarë shqiptarë të ‘filialës’ politike serbe që kryeqytet të vetin kanë Beogradin e jo Prishtinë e Tiranën, ata të cilët nuk i përgjigjen pyetjes logjike: si të veprojë Kryeministri i Kosovës nëse Beogradi donë luftë?
Pra Kosova është e rrezikuar edhe nga ata që me sjelljen e vet bëjnë një mëkat të pafalshëm por nga i cili përfitojnë shumë: Kryeministrin e vendit të vet e barazojnë me kriminelët serbë. Dhe shtiren se nuk e dinë që Serbia e ka sulmuar Kosovën që kur atë e pengon ta kontrolloj Veriun e saj.
Kosova sot duhet t’i përgjigjet edhe një pyetje shumë të dhembshme: çka nëse miqtë e saj Perëndimorë– duke u mbështetur në dekadat e shkuara kur burrështetasit e saj ndërtonin vila të shtrenjta e jo shtet – vlerësojnë se ajo është e paaftë të ndërtojë e mbrojë shtet.
Po Kosova duhet t’i koordinojë hapat me miqtë e saj Perëndimorë, por duke u dëshmuar atyre se ajo e meriton shtetin dhe lirinë. Duke dëshmuar pra se ajo nuk e donë dhunën e luftën, por as i ikë luftës që të vjen te pragu i shtëpisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

ushtria serbe

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

Christopher Hill Kristofer

Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

kurti-vucic-borel-lajcak

Standard: Perëndimi po ia mban anën Serbisë, çmimin detyrohen ta paguajnë fqinjët

Goran Petronijevic Petronijeviq

Avokati i Radoiçiqit, dikur mbrojtësi i Karaxhiqit, Cecës e Klanit të Zemunit

INFO

NA NDIQ