Kosova fillon përgatitjet për miqësoret e marsit nën urdhrat e përzgjedhësit të ri

INA
INA

18/03/2024

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të tij.

Pas një pauzeje prej katër muajsh, Dardanët kthehen me një mision të ri – për rrugëtim të suksesshëm, gjë të cilën synojnë ta ndërtojnë duke filluar nga dy miqësoret e këtij muaji jashtë vendit kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Stërvitja e parë për këto miqësore është mbajtur, të hënën, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në këtë sesion të parë kanë qenë të pranishëm 17 futbollistë, ndërsa ekipi pritet të kompletohet në stërvitjen e nesërme.Stërvitja përveç se ka shërbyer për t’u njohur më mirë stafi i trajnerëve me lojtarët, ka qenë edhe mjaft intensive.

Ambicia dhe optimizmi për një periudhë të re e të suksesshme është e pranishme tek secili lojtar dhe stafi i Përfaqësueses.

Vlen të theksohet se në listën e lojtarëve të ftuar nga Foda pati risi ku në mesin e tyre ishte edhe Drilon Hazrollaj i cili ka marrë vëmendjen e të gjithëve këtë sezon me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

akil

Arrestohet Akil Gjakova

mbape real

Mbappen e pyesin mos ka ndërruar mendje për largimin, kjo ishte përgjigja e sulmuesit francez

arteta

Arteta uron Alonson dhe Xhakën pas triumfit të titullit

barcelona

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

myrto uzuni

Uzuni, një snajperist nga njëmbëdhjetë metra

anceloti

Ancelotti: Guardiola të jetë i qetë, nuk do të bëj magji

xavi

Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal

Borusia Dortmund

Dortmundi në gjysmëfinale, eliminon Atleticon

ps mbappe

PSG-ja përmbys Barcelonën me fitore bindëse dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

INFO

NA NDIQ