Kosova frikë nga ndikimi rus

0

Institucionet e Kosovës janë të frikësuara nga ndikimi rus dhe prania e agjentëve të këtij shteti që gjithnjë e më tepër janë të pranishëm në gjithë rajonin.
Disa ditë më parë në ishte i pranishëm gazetari rus, Andrey Kondrashov që njihet për afërsinë e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Kondrashov bashkë me një ekip prej 5 personave dje kanë hyrë në Kosovë përmes aeroportit Adem Jashari me procedurë të rregullt me vizë shengen dhe me një autorizim gjoja nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ata janë ndaluar nga policia e Kosovës për tu intervistuar rreth vizitës së tyre në Kosovë. Andrey Kondrashov ka thënë se qëllim i vizitës së tij në Kosovë është realizimi i një dokumentari për takimet e amerikanëve dhe rusëve në vendin tonë, por dyshimet janë se “ai nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, i cili mund të dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës”.
Mediat kosovare kanë raportuar se prania e agjetëve rus është parë edhe në aktivitete tjera. Në mesin e disa sërbeve që marshuan të enjten në Graçanicë për të përkrahur Kishën Ordotodkse në Mal të Zi, janë edhe tre rus.
Njëri prej tyre erdhi me detyrë speciale për të nxitur trazira në Kosovës. Për këta pjesëtarë të strukturave të Intelegjences Ruse janë në dijeni edhe autroritet në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, institucionet duhet të jenë të gatshme tu përgjigjen sfidave, sic është ndikimi rus në Ballkan, kjo ngase sipas tij, liria dhe tërësia territoriale janë bazike për vendin.
“Ne duhet të jemi të aftësuar tu përgjigjemi sfidave siç janë shtrirja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes kërcënimeve hibride. Vlerat e lirisë dhe tërësia territoriale janë bazike për ne dhe jemi të gatshëm nga çdo sfidë”, ka thënë Haradinaj./Ibna/