Kosova la pa fjalë Greqinë, Muric hero i ndeshjes

0

Kombëtarja e Kosovës me dhjetë mungesa, ka befasuar Greqinë në Athinë, duke luajtur baras 0:0, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve në Divizionin C.

Djelmoshat tanë dhanë maksimumin përkundër mungesave, si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Edon Zhegrova, Hekuran Kryeziu.

Pikë e madhe sikur fitore kur kihen parasysh mungesat e mëdha.

Është barazimi dytë nga katër ndeshje apo ka dy barazime e dy humbje.