Kosova mund të shkoj drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

0

Kosova mund të shkoj drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të përçarjes së koalicionit qeverisës për mospërputhshmëri të ideve dhe politikave qeverisëse.

Çarja në koalicion ka të bëjë edhe taksën e vendosur nga Qeveria për produktet serbe dhe ato boshnjake, barrierë e cila ka përkeqësuar raportet me aletin kryesor të Kosovës, SHBA-të.

Partia Demokratike e Kosovës të shtunën ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në komunën e dytë më të madhe në Kosovë, në Prizren.

Nga ky qytetë ka nisur edhe fushatën për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke e bërë edhe propozimin për kryeministër të Kosovës.

Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vetëm me PDK-në në krye të qeverisjes mund të rikthehet besimi më i madh i partnerëve ndërkombëtarë dhe i qytetarëve në Republikën e Kosovës.

“Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri aktual Ramush Haradinaj thonë se, deklaratat e PDK-së nuk janë kërcënim për prishje të qeverisë.

Ata kanë theksuar për mediat se kjo ka të bëjë me procesin e brendshëm zgjedhor të PDK-së.