Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Picture of INA
INA

25/06/2025

Për shkak të përhapjes së sëmundjes virale “gjuha e kaltër” në territorin e vendit fqinj, ndërmerren masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e saj në Kosovë, përfshirë ndalimin e importit dhe kufizimin e lëvizjes së bagëtive në zonat kufitare.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar të mërkurën se ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut, pas konfirmimit të rasteve me sëmundjen virale “gjuha e kaltër” në territorin e vendit fqinj.

AUV ka bërë gjithashtu thirrje për fermerët kosovarë që t’i mbajnë nën vëzhgim tufat e tyre, sidomos ata që i dërgojnë bagëtitë në kullosa afër brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Ata janë këshilluar të shmangin çdo kontakt të mundshëm me kafshët nga ana tjetër e kufirit dhe të zbatojnë me rigorozitet masat e biosigurisë në fermat e tyre.

“Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitar. Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre”, thuhet në njoftim, përcjell Albanian Post.

Ndryshe, sëmundja “gjuha e kaltër” është një infeksion viral jo ngjitës që transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Culicoides. AUV është mobilizuar që të mbikëqyrë masat e vendosura dhe të parandalojë përhapjen e kësaj sëmundjeje në Kosovë.

TË FUNDIT

Ngërçi politik në Kosovë, sot tentativa 46 për konstituimin e Kuvendit

“Isha në klubin më të madh në Amerikë, tani do të shkoj në më të madhin në botë”…

Luis Enrique dhe Joao Neves ende në ajër, pas gjesteve të tyre ndaj Chelseat

Njëmbëdhjetë transferimet më të shtrenjta në histori, që kanë krijuar ‘gropë’ të Chelsea

Tifozët ëndërrojnë, Jashari nuk luan në miqësoren e Bryzhit

ZYRTARE/ Modric nënshkroi: “Jam i lumtur, më presin sfida të mëdha”…

ME TE LEXUARA

1
Ngërçi politik në Kosovë, sot tentativa 46 për konstituimin e Kuvendit
1
"Isha në klubin më të madh në Amerikë, tani do të shkoj në më të madhin në botë"...
1
Luis Enrique dhe Joao Neves ende në ajër, pas gjesteve të tyre ndaj Chelseat
1
Njëmbëdhjetë transferimet më të shtrenjta në histori, që kanë krijuar 'gropë' të Chelsea
1
Tifozët ëndërrojnë, Jashari nuk luan në miqësoren e Bryzhit

LEXO MË SHUMË