Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

Picture of INA
INA

20/05/2025

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin se, duke filluar nga 20 maji 2025, ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili.

Kjo masë është ndërmarrë si përgjigje ndaj shpërthimit të gripit të shpendëve (H5N1) në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më 16 maj 2025 nga autoritetet braziliane.
Ky vendim synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës.

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit. Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ky vendim është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe veprimet e ndërmarra nga vende të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian, Kinën, dhe vende tjera të cilat kanë pezulluar importet e mishit të pulës nga Brazili pas konfirmimit të shpërthimit.

Ndalimi do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, gjithmonë bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV-ja.

TË FUNDIT

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

VIDEO/Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË