Kosova në Forbes përmes DISICON: Të rinjtë kosovarë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale

INA
INA

17/01/2024

Studentët në Kosovë dhe sapo të diplomuarit në vendin tonë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale, shkruan gazeta prestigjioze Forbes me autore Sarah Oh.

Me lansimin e tanishëm të dyqanit GPT Store, njerëzit mund të eksperimentojnë dhe të krijojnë mjetet e tyre gjuhësore me Inteligjencë Artificiale, gjë që sipas Forbes kjo u jep publikut të gjerë të eksperimentojnë dhe të mësojnë se për çfarë janë të afta mjetet ChatGPT dhe GPT, transmeton Telegrafi.

Kushdo që posedon një llogari në ChatGPT mund të krijojë një mjet gjenerues teksti (GPT), dhe sipas OpenAI, njerëzit përfundimisht mund të fitojnë të ardhura me mjetet e tyre.

Kjo qasje e drejtpërdrejt në këto mjete shihet si diçka mjaft pozitive nga gazeta Forbes, për të cilën thotë se njerëzit janë të obsesionuar pas Inteligjencës Artificiale e sidomos të rinjtë në Kosovë.Sipas njohëses së trendeve të reja të teknologjisë, Sara Oh e cila shkroi në Forbes për këtë dhe së fundmi pati një vizitë në Kosovë ku ishte pranishme në konferencën “DISICON” të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), zyra në Kosovë.

Oh është njëherësh edhe bashkë-themeluese e T2 dhe anëtare jo-rezidente në Laboratorin e Kërkimeve Forenzike Dixhitale në Këshillin Atlantik.

Ajo në shkrimin e saj, përmendi gjithashtu edhe intervistën e këngëtares së njohur ndërkombëtare me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e cila në bisedë e sipër me shefin e Apple, Tim Cook pati thënë se është e “fiksuar” pas Inteligjencës Artificiale.

Ekspertja e teknologjisë, Oh gjithashtu foli për një kompani kosovare të sigurisë kibernetike, Sentry, për të cilën themeluesi i saj Drinor Selmanaj tha se ekipi i kompanisë po eksploronte AI-n gjeneruese.

https://www.facebook.com/NDIKosovo/posts/675618771391389?ref=embed_post
“Mundësitë për avancime dhe aplikime në këtë fushë janë vërtet të jashtëzakonshme”, deklaroi Selmanaj për Forbes.

Në kudër të konferencës DISICON në Kosovë, Oh është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të TIK-ut, gazetarëve e mediave.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian godasin grupin famëkeq të krimit kibernetik

openAI

Mediat po paditin OpenAl dhe Microsoft

viber

Viber prezanton funksionin e ri

maserati

Modeli i ri nga Maserati do të dalë në shitje këtë verë

bitcoin

Bitcoini rritet me 40 për qind në vitin 2024

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

IBM: Europa është më e goditura nga sulmet kibernetike në 2023

iphone- telefon mobil

Pse duhet t’i ndalni telefonat apo të aktivizoni ‘airplane mode’ në aeroplan

yahoo-aol

“Bie” Yahoo Mail, miliona përdorues nga e mbarë bota nuk po mund të qasen në aplikacion

iphone- telefon mobil

5 vendet në shtëpi ku interneti është i ngadaltë

INFO

NA NDIQ