Kosova në krizë kome!

0

Nga Fahri Musliu
Që nga pas lufta, më 1999, kosova vazhdimisht ka kaluar nëpër kriza të ndryshme, por sot ajo gjendet në një krizë kome të paraparë: politike – e brendshme dhe e jashtme (mosfunksionimi i institucioneve); ekonomia pa zhvillim (vetë 8% eksport).

Shteti pa ri-industrializimi si bazë për zhvillim e punësim; gjendja sociale e mjerë; arsimi e edukimi të degraduar e rrënuar (shkollat 20 vjet kanë shërbyer si laborator për eksperimente); shëndetësi të sëmurë dhe të shkatërruar si në asnjë shtet tjetër fqinjë; kultura e ka metastazuar nga primitivizmi, tallavaja dhe injoranca e pushteteve të cilët nuk çajn kokën dhe ajo ka mbetur në mëshirën e individëve dhe të disa OJQ, edhe pse një popull pa identitet kulturor nuk mund të quhet popull i civilizuar; korrupsioni dhe nepotizmi kancerogjen; çdo familje ka nevojë për psikolog e psikiatër; amorali, mashtrimi, rrena, e kanë metastazuar shoqërinë; inatet, mëritë, urrejtja po shtrihen si zjarri; dhuna në shkolla e familje; I gjithë populli në karantinë jo nga Pandemia Covid 19, sa nga bota e jashtme sepse Evropa nuk na don me këto antivlera…

A ka nevojë Kosova për obdukcion shtetëror, dhe kush duhet ta kryej këtë operacion?

Në gjithë këtë krizë Parlamenti është shndërruar në bordel, ku klientet hynë brenda e nuk paguaj, por paguhen me rroga të majme. Shteti në flakë ata po tallën me 40% votues dhe 60% popullatë tjetër.

Të gjitha këto shtetit nuk ia kishte sjellur as okupatori e armiku më mizor.

Prandaj shtrohet pyetja: a mund të funksionojë në këtë formë shteti i Kosovës. Apo ka nevojë Kosova për bjë obdukcion shtetëror, dhe kush duhet ta kryej këtë operacion?