Kosova në luftë me Suedinë për talentin 14-vjecar, Banush Ibishi

Gazeta Lajm shkruan se një talent shqiptar i futbollit ka filluar të shfaqet në Suedi. Bëhet fjalë për djaloshin 14-vjecar Banush Ibishi, pjese e skuadrës LB07 nga qyteti i Malmos, të cilët garojnë në Superligën e Suedisë për grupmoshat U14.

Ibishi është me origjinë nga Ferizaji i Kosovës. Trajneri dhe emri i njohur i futbollit në Maqedoni dhe Suedi, Gajur Sadiku në një bisedë për Lajm tregon për aftësitë që ka ky djalosh dhe për interesimin e klubeve të shumta suedeze dhe daneze për të.

Banushi është supertalent. Luan në pozitën e sulmuesit. Është i rrezikshëm me të dyja këmbët. Nuk ka ndeshje që nuk shënon nga dy-tre gola. Për të kanë shprehur interesim klube me renome në Suedi sic janë: FC.Helsinborg, Malmö Ff, Treleborg Ff, por edhe disa klube të njohura daneze”, tregon Sadiku për Lajm, i cili ndihmon talentet shqiptarë në Suedi së bashku me Sherif Hasanin.

“Më besoni se Banushi është talent shpresëdhënës. Së shpejti do ta shohim edhe në reprezentacinin e Kosoves U14 dhe U15, pasi njerëz nga Kosova e duan në radhët e tyre”, thotë Sadiku, ishfutbollist i Vardarit (luajti në sezonet 1989-97) , Shkëndijës (1995-96), me të cilët hyri në ligën e parë./lajm