Në muajin mars, Kombëtarja e Kosovës do të luajë një ndeshje miqësore me Hungarinë. Lajmi konfirmohet nga media hungareze, që zbardh deklaratën e presidentit të Federatës së Futbollit të Hungarisë, Sandor Csanyi, i cili ka bër publike katër kundërshtarët e kësaj skuadre në kuadër të përgatitjeve për finalet e Evropianit.
Një ndër kundërshtarët e hungarezëve siç edhe ka konfirmuar Csanyi do të jetë edhe Kosova. Gjithsesi, mbetet ende për t’u përcaktuar data e saktë e ndeshjes
Hungarezët e siguruan kualifikimin në “Euro 2024” duke kryesuar me 18 pikë në Grupin G, ndërsa Kosova nuk ia doli që ta bëjë realitet ëndrrën e kualifikimit në një turne të tillë për herë të parë.