Kosova në rrezik nga ‘spiunët’, alarmojnë ekspertët – ja planet e BIA-s serbe

Picture of INA
INA

14/05/2025

Spiunazhi është veprimtari e fshehtë e mbledhjes, transferimit ose shpërndarjes së informacioneve të ndjeshme te një shtet, organizatë apo grup tjetër.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Mirëpo, kjo dukuri kohët e fundit ka rënë në pah mjaft shumë në Kosovë.

Serbë e shqiptarë janë arrestuar viteve të fundit nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Arrestimi i fundit për dyshime të tilla ndodhi më 6 maj, dhe i arrestuari dyshohet se spiunimin e bënte për rreth 700 euro kompensim.

Derisa shpeshtohen rastet, po vijnë sinjale se inteligjenca serbe ka shtrirë rrënjët në tërë territorin e Kosovës ndër vite.

Mirëpo, çka do të thotë kjo për Kosovën, institucionet e drejtësisë dhe sigurinë në vend, folën ekspertët për “Bota sot”.

Bilalli: Kosova dhe shërbimi ynë i inteligjencës duhet të jetë i përgatitur edhe për sulme hibride

Si fillim, për këtë temë “Bota sot” foli eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.

Së pari, komentoi aktivitetet e BIA-s serbe, derisa tha se ka celula të tyre edhe brenda në Kosovë.

Sipas tij, shërbimi serb është i interesuar që brenda Kosovës të shkaktojë kaos, destabilite dhe disa gjëra tjera.

“Si pasardhëse e shërbimit të sigurimit famëkeq UDB-së e më pas e sigurimit shtetëror (DB), BIA-a serbe një pjesë të gjerë të aktivitetit të vetë e ka të përqendruar rreth Kosovës dhe atë në: mbledhja të informacioneve (përmes spiunëve dhe agjendave me pagesë), akteve subversive, dhe atyre me karakter terrorist siç ishte rasti Banjska dhe vërja e eksplozivot në Kanalin Ibër Lepenc. Sigurisht që shërbimi inteligjencës serbe BIA, por edhe ai i ushtrisë serbe VBA (shërbimi i sigurimit ushtarak) mund të kenë celula të tyre brenda në Kosovë (nga pjesëtar të komunitetit serb dhe mercenar të ndryshëm me pagesë siç ishte rasti me dy shqiptarë nga Ferizaj që ndaj tyre është duke u zhvilluar proces gjyqësor). Mendoj që shërbimi serb është i interesuar që brenda Republikës së Kosovës të shkaktojë: Defetizëm, kaos, destabilitet dhe akte dhune me qëllimin e vetëm që Kosovën si shtet në arenën ndërkombëtare ta paraqesë si shtet jo stabil”, shpjegoi eksperti.

Po ashtu, Bilalli kërkoi nga organet e drejtësisë së Kosovës, përfshi AKI-në që të jenë të kujdesshme ndaj këyre grupeve të shërbimeve serbe.

Ndër të tjera, paralajmëroi se mund të ketë edhe sulme hibride ndaj shtetit tonë.

“Organet dhe institucionet tona të sigurisë (sidomos shërbimi i jonë i inteligjencës dhe policia e Kosovës) duhet të jenë vigjilent dhe operacional për goditjen e këtyre celulave të shërbimit serb. Organet tona kanë kryer punë të mirë në zbulimin, arrestimin dhe asgjësimin e aktiviteteve të spiunazhit, por ato ende kanë punë që në përditshmëri të jenë operacional në goditje ndaj forcave dhe grupeve të spiunazhit serb në tërë territorin e R. së Kosovës. Kosova dhe shërbimi ynë i inteligjencës duhet të jetë i përgatitur edhe për sulme hibride sidomos me aktivitete të luftës kibernetike (Cyberattacke)”, nënvizoi ai.

Më tej, sqaroi termin luftë kibernetike, derisa tha se ka të bëjë me sulme të qëllimshme për të , çaktivizuar ose shkatërruar të dhëna.

“Vërejtje: Me Cyberattacke kuptojmë:

Një sulm kibernetik është akses i jashtëm i paautorizuar në rrjete kompjuterike që janë të rëndësishme për një infrastrukturë specifike IT.

Sulmet kibernetike janë përpjekje të qëllimshme për të vjedhur, zbuluar, ndryshuar, çaktivizuar ose shkatërruar të dhëna, aplikacione ose asete të tjera jo-materiale nëpërmjet aksesit të paautorizuar në një rrjet, sistem kompjuterik ose pajisje dixhitale”, përfundoi Lutfi Bilalli për “Bota sot”.

Gecaj: Spiunazhi nuk bazohet më vetëm në bindje etnike apo politike, por edhe në nevoja material

Kurse, eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj tha se rastet e fundit të spiunazheve, janë një dëshmi që shteti serb në vazhdimësi me shërbimet e saj inteligjente synon të mbajë ndikimin e saj brenda Kosovës.
Në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ai përmendi edhe pagesat që po bëhen për spiunazh, derisa tha se spiunazhi nuk bazohet më vetëm në bindje etnike apo politike.

“Arrestimet e fundit të personave të dyshuar për spiunazh në favor të shërbimeve inteligjente serbe nuk janë vetëm incidente të izoluara, por dëshmi të një përpjekjeje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Serbisë për të mbajtur ndikim të drejtpërdrejtë brenda territorit të Kosovës, përmes rrjeteve informuese dhe operacioneve të inteligjencës.

Pagesa të ulëta, si rasti i fundit me vetëm 700 euro kompensim, sugjerojnë se shërbimet serbe janë duke shfrytëzuar dobësitë socio-ekonomike të individëve të caktuar për t’i rekrutuar – si nga komuniteti serb, ashtu edhe nga ai shqiptar. Kjo e bën sfidën më të ndërlikuar, pasi spiunazhi nuk bazohet më vetëm në bindje etnike apo politike, por edhe në nevoja material”, shpjegoi eksperti.

Po ashtu, Gecaj paralajmëroi se në rast se institucionet e vendit nuk e thellojnë bashkëpunimin me ndërkombëtarët, atëherë ekziston rreziku që këto aktivitet ta destabilizojnë sigurinë, dhe jo vetëm.

“Fakti që këto raste janë duke u shpeshtuar është tregues se shërbimet serbe kanë pasur kohë dhe mundësi për të ngritur një infrastrukturë të gjerë informuese në Kosovë – ndoshta që pas luftës – e cila tani po aktivizohet më dukshëm, sidomos në periudha tensionesh politike apo të ndërhyrjeve në çështjet e brendshme të Kosovës.

Nëse institucionet e sigurisë në Kosovë nuk thellojnë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të goditur jo vetëm individët, por edhe rrjetet dhe strukturat mbështetëse, ekziston rreziku që këto aktivitete të destabilizojnë jo vetëm sigurinë e brendshme, por edhe funksionimin institucional të shtetit”.

Në fund, theksoi pikën më të ndjeshme të rasteve që kanë të bëjnë me spiunazh.

“Pika më e ndjeshme për trajtimin e çështjeve të spiunazhit, është mbështetja e islamit radikal nga qarqe të caktuara në gjeografinë shqiptare dhe depërtimi i tyre brenda institucioneve shtetërore”, përmbylli Hysen Gecaj për “Bota sot”.

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1
VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale
1
ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike
1
LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara
1
Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)
1
ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

LEXO MË SHUMË

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri