Kosova po përgatitet për një vit shkollor online

0

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka folur për përgatitjet dhe sfidat që ka Ministria e Arsimit për vitin e ri shkollor 2020/21. Ai thotë se “jemi të përgatitur për të gjitha situatat”, njofton Insajderi.

Në emisionin “Pressing” Likaj ka thënë se “po përgatitemi për mësim online duke e parë situatën aktuale me Coronavirus, por në kuadrin e kësaj platformë, kemi plan edhe për mësim të kombinuar, ku një pjesë shkojnë onlin dhe një pjesë e ndjekin mësimin direkt, sipas nevojave dhe rrethanave”.

“Lidhur më mësimin online jemi duke bërë përgatitjet e duhura duke filluar nga pajisjet teknologjike e deri të përgatitja e stafit për të qenë më efikas në platëformën online”, ka thënë Likaj.

Në fund Likaj ka thënë se “mundësia që të vazhdohet me mësim direkt, është shumë e vogël, meqë gjendja me pandeminë nuk jep shpresa për një gjë të tillë”./Insajderi.com