Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Lituaninë. Dardanët do të jenë nikoqir të Lituanisë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Djelmoshat e Franco Fodës do të synojnë ta mbyllin me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe këtë duhet ta bëjnë përkundër disa mungesave.
Kjo pasi tekniku Franco Foda ka njoftuar mbrëmë (e diel) se për këtë takim nuk do të jenë në dispozicion emra si Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova shkaku i numrit të kartonëve të verdhë.
Përzgjedhësi i Kosovës ka kërkuar nga lojtarët përkushtim maksimal dhe energji duke mos nënvlerësuar aspak kundërshtarin.
Ndeshja do të fillojë në ora 20:45.