Kosova s’asht vajza jote me fejua e me ba kanagjeqe pa dhandurrë!

INA
INA

10 Korrik, 2023

Çun Lajçi

Kosova s’asht vajza jote me fejua e me ba kanagjeqe pa dhandurrë! Bane mirë që erdhe n’Prishtinë, edhe shumë ma mirë që z. Kurti ta mbylli derën! Edi, harroi kosovarët, ata ta pëshurrin zjarrmin n’votër!
-Por jo t’vllaznisë, jo t’Kanunit t’cilin e citove n’Shkup, po ate të interesit.
Ju pushtetarët, të Kanuni mbeshteteni vetëm kur keni interesa përsonale, e kur ua citojmë ne, na thoni; – ik ore mos u merr me përrallat e Lekë Dukagjinit!
E sheh? S’thoshte kot Fishta; – të gjithë përkulemi para Skender Beut, sa herë duem të dukemi atdhetarë n’sytë e tjerëve!
Presidentja, që ti e injorove kur erdhi n’Tiranë, të priti e t’përcjelli si mikun e shtëpisë! Diçka edhe t’ka folë rreth veriut e besoj se nuk je tall me Oso Kukën deri sa ka folë ajo për bandat e veriut, siç bane në mbramje në Klan Kosovë!
Po!
Glauku asht shumë simpatik, – e din pse? – se ai “qesh e ngjesh” e s’e merr vesh kur ta lëshon xekrrin nër bisht!
Sikur ta hapte derën Albini, në mbramje s’do bëje monodramë n’televizor. S’do talleshe siç u talle! Ata gazetarët që i kishte përzgjedhë drejtori, ishin nxanës t’urtë. U mahnitën me “dashninë tande për Kosovën e me Oso Kukën”, qyqan i shkretë që rrin i ngujuem n’Komunë! Ti; – bam Albinit njiher, ata bam-bam dy herë!
Mos u merrni me kriminelët. Merruni me Oso Kukën! Nxjerreni prej aty se u qelb!
Çka s’the mbramë. I lumi ti që s’je i vetdishëm për gabimet!
Tash shpëjtoje hapin të Dodiku e të Vuçiqi se ndoshta t’bajnë flamurtar për kanagjeqin e rradhës!
Mbas sodit kujtohu mirë kur ta citosh Kanunin! Kosova s’asht vajza jote me fejua e me ba kanagjeqe pa dhandurrë!
Harroi kosovarët. Ata kanë mbetë të lahuta e të Oso Kuka, veç edhe n’kulm t’pullazit i djegin do kaprroça kur ta pëshurrin zjarrmin n’votër!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

Haris Imamovic

Pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Muhamer Pajaziti

Këshilli i Sigurimit duhet ta dënoj dhe të kërkoj përgjegjësi nga Serbia për agresionin në Veri të Kosovës

xhavit haliti

Sulmi terrorist në veri demaskoi Vuçiqin

xhemal ahmeti

Përpjekje për t’i kuptuar ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës

Xhelal Zejneli

Agresioni i mbështetur nga Beogradi e shndërron dialogun në teatër absurd

Ibrahim Kolari

Bota Perëndimore të dënojë Serbinë kriminale

nefail maliqi

Gazetari nga Gjeneva: Albin Kurtin duhet me çue n’Hage, me dënu 20 vjet burg!

INFO

NA NDIQ