Kosova sot në agjendë për anëtarësim në Këshill të Evropës

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/04/2023

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Jashtëm. Kështu ka bërë të ditur këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, përmes një shkrimi në Twitter.

Ajo, më tej, shfaqi shpresën që në ditën e hënë, kur dhe do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të këtij komiteti do të ketë hapa pozitivë në drejtim të integrimit evropian.

“Kërkesa e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të së hënës. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi në Twitter.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.

Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Është themeluar më 1949.

Vendet anëtare të Këshillit të Evropës janë: Shqipëria, Andorra, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Moldavia, Rumania, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

Vende vëzhguese janë: Kanadaja, Izraeli, Japonia, Selia e Shenjtë, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË