Përfaqësuesja e Kosovës sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Përfaqësuesuesit e Izraelit.
Dardanët do të luajnë në praninë e tifozëve sfidën e tetë të kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Në fakt kjo është ndeshja e katërt e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, por që nuk e ka shijuar ende fitoren pasi ka vetëm tre barazime.
Nga ana tjetër mysafirët janë ende në garë për kualifikim dhe kërkojnë fitore për t’i shtuar edhe më shumë gjasat për një gjë të tillë.
Ndeshja pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë.