Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll me përzgjedhës Afrim Tovërlani, triumfuan në miqësore me rezultat 3:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen që u luajt në kompleksin “Petar Milloshevski” në Shkup .
Djelmoshat tanë treguan cilësi dhe i gëzohen kësaj fitore.
Për vendasit shënuan Nikolla Veliçkovski në minutën e 18-të dhe për Dardanët Arjanit Fazlija (29’), Ermal Krasniqi (62’) e Aurel Kuqanaj (86’).
Ndeshja e dytë luhet më 17 nëntor në kompleksin “Petar Milloshevski”.
Selektori i kombëtares së Maqedonisë së Veriut U21, Dragan Kanatllarovski, ka folur pas humbjes në miqësoren në Shkup, me rezultat 3:1 nga Kosova U21.
“Sigurisht që nuk jam i kënaqur, pjesën e parë e luajtëm mjaft mirë, por në pjesën e dytë luajtëm në mënyrë katastrofike.
Pësuam dy gola nga ndërprerjet, gjë që është e papranueshme.
Kemi bërë edhe shumë gabime individuale”, tha mes të tjera Kanatllarovski.