Artin Spahiu
Richard Grenell, i emëruari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sërish deklarohet mbi marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-ve gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Gjathë një postimi në rrjetin social “X”, Grenell shkruan:
Deluzive.
Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata Trump 1, Administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken, etj.
Tani nuk e di se çfarë do të shpikin “dëshmitarët e Albinit” për këtë deklaratë dhe çfarë shume do i vendosin blerejes së Grenellit nga Sërbia 😮
SHBA flet qartë dhe tani kosovarët e kanë në duart e tyre të vendosin: me SHBA-në ose kundër SHBA-së!
Nëse këtë ia shtojmë edhe raportet e Kurtit me faktorin shqiptar në Ballkan, atëherë arsyeja është edhe më fuqishme që shqiptarët e Kosovës të vendosin:
mes shqiptarëve të bashkur ose shqiptarëve të përçarë si kurrë më parë, falë politikave të Albin Kurtit.
Pra kosovarët sot kanë dy mundësi:
Të votojnë për Kosovën me SHBA-në dhe shqiptarët e bashkuar, ose Kosovën larg SHBA-ve dhe shqiptarët në Ballkan të copëtuar “copë më copë”, siç i bëri Albini këta katër vite !
@highlight