Kosovarët në vendin e dytë të natyralizimit në Baden-Württemberg

0

Në vitin 2019, aq shumë persona janë natyralizuar në Baden-Württemberg të Gjermanisë, që nuk ka nodhur që 16 vite. Shumica vijnë nga Turqia, e ndjekur nga Kosova dhe Rumania

Vitin e kaluar, numri i natyralizimeve në Baden-Württemberg është rritur në 19.109. Kjo është një rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin 2018 dhe vlera më e lartë që nga viti 2003, kanë thënë të mërkurën nga Zyra e Statistikave Shtetërore në Shtutgart. Me këtë rast, janë natyralzuar persona nga gjithsej 149 kombe, informon Shtegu.com.

Në krye me gati 20 për qind ishin shtetasit turq (3,791). Aplikimet u aprovuan nga shumë turq të rinj që tashmë jetojnë në Gjermani, sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave.

Kjo pasohet nga persona që në Baden-Württemberg erdhën nga Kosova (1,515). Sipas zyrës së shtetit, në veçanti numri i qytetarëve të rinj kosovarë është aq i lartë sepse ata shpresojnë që Baden-ëürttemberg do të ketë një standard më të mirë jetese dhe më shumë avantazhe për sa i përket të drejtave të tyre personale. Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Europian. Përveç kësaj, fëmijët e refugjatëve nga lufta në Kosovë tani po zgjedhin që gjithnjë e më shumë të natyralizohen, tha zyra e shtetit. Qytetarët rumunë u renditën në vendin e tretë në statistikë (940).

Për të marrë nënshtetësinë gjermane, duhet të përmbushen disa kërkesa. Kjo përfshin njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane ose njohuri mbi rendin juridik dhe shoqëror dhe kushtet e jetesës në Gjermani.