Kosovë, 3 të vdekur, 182 raste të reja me koronavirus, 57 të shëruar

0

Epidemia e koronavirusit po përhapet në mënyrë të frikshme në Kosovë. Më se gjysma e personave të testuar për Covid-18 kanë rezultuar të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se të hënën janë konfirmuar 183 raste pozitive nga 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prapë, numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Prishtinë, ku ka hyrë në fuqi ndalimqarkullimi prej orës 21 të mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në raportin e institutit.

Nga raporti del se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 pacientë me Covid-19. Kjo shifër del nga krahasimi i shifrë Së viktimave të koronavirusit të ditës së diel dhe asaj të ditës së sotme. Të dielën u raportua për 79 raste të vdekjes prej fillimit të pandemisë, ndërsa sot u raportua për 82 vdekje. Nga ana tjetër, 57 raste kanë rezultuar të shëruar.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej konfirmimit të rasteve të para pozitive me Covid-19 janë regjistruar gjithsej 3.886 raste pozitive. Prej tyre, 2003 raste janë shëruar, 82 raste kanë përfunduar me vdekje, ndërsa 1.801 raste mbeten ende aktive.